Informacione nga vendi për Kosova

Fakte

Emri zyrtar: Kosova Forma vendase e gjatë: Kosova

Sipërfaqja: 10,887 km²

Kryeqyteti: Prishtinë

Dita e Pavarësisë: 17 shkurt, 2008

Popullsia: 2.2 milion

E drejta e votës: 18 vjeç

Etnia: shqiptare 92%, serbe 5.3%, të tjera 2.7%

Gjuha: shqipe, serbe, anglisht

Feja: muslimane, ortodokse serbe

Gjeografi

Vendndodhja: Europa juglindore

Koordinatat gjeografike: 42° 40' 0" N21° 10' 0" E (Prishtina)

Sipërfaqja:

tokësore: 10,887 km²

detare: 0 km²

Sipërfaqja - e krahasuar: një e treta e madhësisë së Belgjikës

Kufijtë tokësore:

total: 2,044km

vendet kufitare: Shqipëria, Maqedoni, Mali i Zi, Serbia

Vija bregdetare: 0km

Pretendime detare: NA

Klima: Klimë kontinentale (dimra të ftohtë dhe verëra të nxehta dhe të lagështa)

Terreni: Malor

Ekstremet e lartësisë: 2,600m mbi nivelin e detit

pika më e ulët: NA

pika më e lartë: Daravica

Burimet natyrore: qymyr, plumb, zink, linjit, boksid, nikel.

Sistemi politik

Kushtetuta

Kushtetuta e re e Kosovës u ratifikua në 9 prill, 2008 dhe hyri në fuqi në 15 qershor të të njëjtit vit. Ajo e përkufizon Kosovën si një shoqëri shumëetnike bazuar në rregullin e ligjit, përcakton ndarjen e pushteteve, mbështet integritetin e shtetit të ri, përcakton shqipen dhe serbishten si gjuhët zyrtare, parashikon pjesëmarrjen në organizatat ndërkombëtare dhe përjashton bashkimin me ndonjë shtet tjetër.

Ekzekutivi

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga asambleja e Kosovës. Kryeministri propozohet nga presidenti dhe zgjidhet nga asambleja. Kabineti përbëhet nga 16 ministri: arsimi, shkenca dhe teknologjia; drejtësia; energjia dhe minierat; financa dhe ekonomia; mjedisi dhe planifikimi hapsinor; administrata e qeverisjes lokale; punët e brendëshme; punët e jashtme; puna dhe mirëqënia sociale; shkëmbimi dhe kthimet; shëndetësia; shërbimi publik; kultura, sporti dhe rinia; transporti e telekomunikacioni; bujqësia, pyjet dhe zhvillimi rural dhe tregtia e industria.

Presidenti i Kosovës:

Kryeministri i Kosovës: Hashim Thaci

Administrata ndërkombëtare

Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008 dhe sovrantiteti i saj është njohur nga një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa antarë të BE-së. Serbia, Rusia dhe disa vende të tjera debatojnë mbi ligjshmërinë e deklaratës së saj dhe vazhdojnë ta shikojnë atë si një provincë të Serbisë.

Rezoluta e OKB-së 1244 e vendosi Kosovën në kontrollin civil të Misionit Administrativ të Kombeve Bashkuara në Kosovë, dhe të forcës paqëruajtëse ndërkombëtare të drejtuar nga NATO, KFOR, është përgjegjëse për sigurinë në provincë. Në 18 shkurt, BE miratoi një mision në Kosovë që do të ndihmojë në funksionet e policisë dhe gjyqësorit po ashtu dhe në ndërtimin e institucioneve. Në gusht 2008, pas miratimit të kushtetutës së Kosovës, misioni i OKB pësoi një rikonfigurim, me deri në 70% të personelit të vet të shkurtuar dhe shumë kompetenca të vetat të transferuara në qeverinë e Kosovës apo misionin e BE të njohur si EULEX.

Legjislativi

Asambleja e Kosovës është një legjislativ njëdhomësh me 120 vende. Ai përfshin njëzet vende të rezervuara: dhjetë për serbët e Kosovës dhe dhjetë për minoritetet jo-serbe(boshnjak, romë, etj.). Asambleja e Kosovs është përgjegjëse për zgjedhjen e presidentit dhe kryeministrit të Kosovës.

Paraja dhe kursi i shkëmbimit

Udhëtim, Histori dhe tradita

thumbnail
Erion Zena (djathtas) u kthye në shtëpi në Kosovë të mërkurën (15 tetor) nga një kamp terrorist në Siri. [AFP]
thumbnail
Më shumë s 50 shtete i janë bashkuar koalicionit kundër ISIL. [AFP]
thumbnail
Qindra vetë nga Ballkani u janë bashkuar luftëtarëve rebelë në Siri. [AFP]
//map
Më shumë lajme tokësore

Flamuri i Kosova

Harta e Kosova

Bios