Fakte
Emri i shkurtër: GREQI
Emri zyrtar: Republika Helene
Emri shkurtër vendas: Ellas apo Ellada
Emri i gjatë vendas: Elliniki Dhimokratia
Vendndodhja: Europa jugore, në kufi me Detin Egje, Detin Jon dhe
Detin Mesdhe, ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë
Sipërfaqja: 131,940 km2
Kryeqyteti: Athina
Pavarësia: 1829 (nga Perandoria Osmane)
Festa Kombëtare: Dita e Pavarësisë, 25 mars (1821)
Kushtetuta: 11 qershor 1975; e ndryshuar në mars 1986
Popullsia: 10,623,835 (vlerësim i korrikut 2001)
E drejta e votës: 18 vjeç; e përgjithshme dhe e detyrueshme
Etnia: greke 98%, të tjerë 2%
Gjuhë: greke 99% (zyrtare), anglisht, frëngjisht
Feja: ortodoksë grekë 98%, muslimanë 1.3%, të tjerë 0.7%
Gjeografi
Vendndodhja: Europa jugore, në kufi me Detin Egje, Detin Jon dhe Detin Mesdhe, ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë
Koordinatat gjeografike: 39 00 V, 22 00 L
Sipërfaqja: e përgjithshme: 131,940 km2 tokë: 130,800 km2 ujë: 1,140 km2
Sipërfaqja - e krahasuar: pak më e vogël se Alabama
Kufijtë tokësorë: të përgjithshëm: 1,210 km vendet kufitare: Shqipëria 282 km, Bullgaria 494 km, Turqia 206 km, Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë 228 km
Vija bregdetare: 13,676 km Të drejtat detare: shtresa kontinentale: thellësia 200 m ose deri në thellësinë e shfrytëzimit deti territorial: 6 MD
Klima: e butë; dimër të butë, me lagështirë; verë të nxehtë, të thatë
Terreni: shumica malor me vargmale që shtrihen në det si gadishuj apo varg ishujsh
Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deti Mesdhe 0 m pika më e lartë: Mali i Olimpit 2,917 m
Burime natyrore: bokside, linjit, magnez, naftë, mermerë, kapacitet hidroenergjitik
Sistemi politik
Greqia është një republikë parlamentare; monarkia u refuzua me referendum
më 8 dhjetor 1974, mbështetur në ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve
legjislativë, ekzekutivë dhe gjyqësorë. Kushtetuta
është ligji më i lartë në Republikën e Greqisë.
Presidenti
Presidenti i Republikës rregullon funksionet e pushteteve të shtetit. Ai
zgjidhet nga Parlamenti për një mandat prej pesë vjetësh dhe funksioni i tij
është i papajtueshëm me ndonjë detyrë, pozicion apo funksion tjetër. Në mënyrë
që të zgjidhet President personi duhet të marrë një shumicë prej dy-të-tretash
të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Parlamentit. Ai emëron Kryeministrin
dhe me rekomandimin e këtij të fundit ai gjithashtu emëron pjesën tjetër të
anëtarëve të qeverisë dhe zëvendësministrat. Gjithashtu presidenti përfaqëson
shtetin në marrëdhëniet e tij me shtete të tjerë, shpall luftën, përfundon
traktatet e paqes, të aleancës, bashkëpunimit ekonomik dhe pjesëmarrjes në
organizata ndërkombëtare apo bashkime dhe shpall referendume. Ai ka të drejtën e
vetos ndaj ligjeve të miratuara prej Parlamentit.
Presidenti: Karolos Papulias
Ekzekutivi
Qeveria përbëhet nga
Kabineti, i cili përfshin Kryeministrin dhe ministrat. Qeveria përcakton dhe
drejton politikën e përgjithshme të shtetit, në përputhje me dispozitat e
kushtetutës dhe të ligjeve. Kryeministri duhet të sigurojë unitetin e qeverisë
dhe të drejtojë veprimtarinë e saj dhe atë të shërbimeve publike në përgjithësi,
me qëllim zbatimin e politikës qeveritare brenda kornizës ligjore. Qeveria duhet
të gëzojë besimin e Parlamentit. Anëtarët e qeverisë dhe zëvendësministrat do të
jenë përgjegjës së bashku, për politikat e përgjithshme të qeverisë.
Kryeministër: George Papandreu (që nga 6 tetor 2009)
Legjislativi
Kushtetuta e vitit 1975, me ndryshimet e vitit 1986, e përcakton sistemin
politik të Greqisë si një demokraci parlamentare, me një president si kreu i
shtetit. Me fjalë të tjera, sistemi përqëndrohet përreth Parlamentit, një prej dy
autoriteteve legjislative të vendit. Autoriteti tjetër është Presidenti i
Republikës.
Gjyqësori
Drejtësia administrohet nga gjykatat, të cilat përbëhen prej gjyqtarëve
të rregullt, të cilët gëzojnë pavarësi personale dhe funksionale. Ekziston një
Gjykatë e Lartë, Gjykata Apeli dhe Gjykata të Shkallës së Parë. Një Gjykatë e
Lartë e Posaçme trajton zgjidhjen e konflikteve ndërmjet autoriteteve gjyqësore
dhe administrative, ose ndërmjet Këshillit të Shtetit, i cili është shkalla më e
lartë dhe gjykatave të rregullta administrative nga njëra anë e gjykatave civile
apo penale nga ana tjetër, ose së fundmi ndërmjet Këshillit të Kontrollorëve dhe
pjesës tjetër të gjykatave.