Fakte
Emri i shkurtër: Bullgaria
Emri zyrtar: Republika e Bullgarisë
Sipërfaqja: 110,879 km katrorë
Kryeqyteti: Sofja Pavarësia: 22 shtator 1908
Festa kombëtare: Dita e Çlirimit, 3 mars
Kushtetuta: 12 korrik 1991 Popullsia: 7,973,671 (2001)
Mosha e votimit: 18 vjeç, shtetësia bullgare
Etnitë: bullgarë 83.9%, turq 9.4%, romë 4.7%, të tjerë 2% përfshirë maqedonas, armenë, tatarë, kirkizianë (rregjistrimi i 2001)
Gjuhët: bullgare, turke, rome dhe të tjera.
Fetë: ortodoksë bullgarë 84%, muslimanë 12%, hebrenj 1%, katolikë, protestantë, gregorianë-armenë
Gjeografi
Vendndodhja: Europa juglindore, në kufi me Detin e Zi, ndërmjet Rumanisë dhe Turqisë
Koordinatat gjeografike: 43 00 V, 25 00 L
Sipërfaqja: gjithsej: 110,879 km katrorë tokë: 108,489 km katrorë ujë: 2,390 km katrorë
Sipërfaqja - e krahasueshme: pak më e madhe se Tenesi
Kufijtë tokësorë: gjithsej: 1,808 km vendet kufitarë: Greqia 494 km, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 148 km, Rumania 608 km, Serbia 318 km, Turqia 240 km
Vija bregdetare: 354 km
Pretendime detarë: zona e bashkëngjitur: 24 milje detare, zona ekonomike ekskluzive: 200 milje detare ujrat territorialë: 12 milje detare
Klima: mesatare; dimra të ftohtë e të lagësht; vera të ngrohta e të thata
Terreni: kryesisht male, me ultësira në veri dhe juglindje
Ekstremet e lartësisë: pika më e ulët: Deti i Zi 0 m pika më e lartë: Musala 2,925 m
Burimet natyrorë: bokside, bakër, plumb, zink, qymyr, drurë, tokë të punueshme
Sistemi politik
Bullgaria është një republikë parlamentare e themeluar mbi parimin e ndarjes së pushteteve në legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin. Kushtetuta është ligji më i lartë i vendit.
Presidenti
Presidenti është kreu i shtetit dhe ka pushtete të përgjithshme si Komandant i Përgjithshem i ushtrisë dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Prerogativat e tij përfshijnë gjithashtu dhënien e dekoratave, emërimin e qyteteve, fshatrave dhe vendeve gjeografikë, shpalljen në Gazetën Shtetërore të ligjeve të miratuar nga Asambleja Kombëtare ku ai ka të drejtën të imponojë vendosjen e një veto të shtyrjes, etj. Presidenti zgjidhjet drejtpërdrejtë nga elektorati, sipas një sistemi të përfaqësimit të shumicës, çdo 5 vjet për një maksimum prej dy mandatesh pesë vjeçarë. Një zëvendës/president ndihmon presidentin.
President: Georgi Parvanov (që nga 22 janari 2002)
Ekzekutivi
Ekzekutivi është prerogativë e Këshillit të Ministrave, i kryesuar nga një kryeministër. Kryeministri zgjidhjet nga Asambleja Legjislative për një mandat katër vjeçar dhe duhet të propozojë një Qeveri. Kryeministri mund të sugjerojë riorganizime personale në qeveri pranë Asamblesë Kombëtare. Kryeministri përcakton dhe emëron guvernatorë rajonalë, që janë organe të Ekzekutivit në njësitë (rajonet) administrative përkatës. Këshilli përbëhet nga të gjithë ministrat dhe kryetarët e komiteteve që janë në të njëjtin nivel si ministritë. Përveç të qënit organi ekzekutiv më i lartë, ai gjithashtu miraton dhe shpall disa akte të legjislacionit të deleguar -- dekrete, urdhëresa, rregullore, rezoluta e udhëzime dhe ka të drejtë që të iniciojë miratimin e ligjeve duke hartuar, shqyrtuar dhe dërguar projekt-ligje pranë Asamblesë Kombëtare. Asambleja Kombëtare mund të hedhë poshtë qeverinë nëpërmjet një votimi të mosbesimit.
Kryeministri: Bojko Borisov
Legjislativi
Legjislatura është përqëndruar në Asamblenë Kombëtare, të zgjedhur sipas një sistemi të përfaqësimit proporcional nga votuesit e përgjithshëm për një mandat katër vjeçar. Asambleja Kombëtare mblidhet në Sofje dhe ka fuqinë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të kompetencës së përgjithshme për të miratuar akte statutorë dhe rezoluta, të miratojë deklarata, etj.
Gjyqësori
Gjyqësori përbëhet nga gjyqtarët, prokurorët dhe magjistratët hetues, të cilët emërohen, ngrihen në detyrë, ulen në detyrë dhe shkarkohen nga një [Translator’s note – phrase missing here] është përqëndruar në Këshillin e Lartë Gjyqësor (SJC) me 25 anëtarë. SJC përbëhet nga kryetarët e dy Gjykatave të Larta, Prokurori i Përgjithshëm dhe 22 anëtarë, gjysma e të cilëve zgjidhen nga Asambleja Kombëtare dhe gjysma tjetër nga organet e gjyqësorit për një mandat pesë vjeçar në funksion. Ekzistojnë tre nivelë të rishikimit të çështjes dhe 182 gjykata, për të cilat dy Gjykatat e Larta veprojnë si shkalla e fundit në çështjet civile dhe penale (Gjykata e Lartë e Kasacionit) dhe ankimet ndaj vendimeve qeveritarë (Gjykata e Lartë Administrative).