Fakte
Emri i gjatë tradicional: Bosnja dhe Hercegovina
Forma e gjatë vendase:Bosna i Hercegovina
Vendndodhja: Europa juglindore, gadishulli i Ballkanit
Sipërfaqja: 51,197 km katrorë
Kryeqyteti: Sarajeva
Pavarësia: 1 mars 1992
Festat Kombëtare: Dita e Republikës, 25 nëntor
Kushtetuta: 14 dhjetor 1995
Popullsia: 4,621,598 (vlerësimi i korrikut 2010)
Mosha e votimit 18 vjeç, universale
Etnitë
: boshnjakë 48%, serbë 37.1%, kroatë 14.3%, të tjerë 0.6% (2000)
Gjuhët: boshnjake, serbe, kroate
Feja: muslimane 40%, ortodokse 31%, katolikë romakë 15%,
protestantë 4%, të tjerë
Gjeografi
Vendndodhja: Europa juglindore, ndërmjet Malit të Zi, Serbisë dhe Kroacisë
Koordinatat gjeografike: 44 00 V, 18 00 L
Sipërfaqja: : gjithsej: 51,197 km katrorë
tokë: 51,187 km katrorë
ujë: 10 km katrorë
Sipërfaqja - e krahasueshme: pak më e vogël se Virxhinia Perëndimore
Kufijtë tokësorë: gjithsej: 1,538 km
Vendet kufitarë: Kroacia 932 km, Mali i Zi 249 km, Serbia 357 km.
Vija bregdetare: 20 km
Pretendime detare: Jo të disponueshëm
Klima: vera të ngrohta dhe dimra të ftohtë; zonat e lartësisë së madhe kanë vera të shkurtra e të freskëta dhe dimra të gjatë e të ashpër; dimra të butë e me shi përgjatë bregdetit
Terreni: malor dhe kodrinor
Ekstremet e relievit: pika më e ulët: Deti Adriatik 0 m pika më e lartë: Magliç 2,386 m
Burimet natyrore: qymyr, xeheror hekuri, baksid, bakër, plumb, zink, antimon, krom, kobalt, magnez, nikel, argjilë, gips, kripë, rërë, drurë, energji ujore
Sistemi politik
Niveli shtetëror
Presidenti
Bosnjë dhe Hercegovina ka një presidencë me tre anëtarë (boshnjak, kroat dhe serb), të zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli për një mandat katër vjeçar. Kryesia e presidencës tre-palëshe rotullohet çdo tetë muaj. Kryetari është kreu i shtetit. Funksionet e presidencës janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, emërimi i ambasadorëve, traktatet ndërkombëtarë, bashkërendimi me organizatat ndërkombëtare dhe jo-qeveritare, etj.
Presidenti: Haris Silajxhiç. Anëtarë të tjerë të presidencës tre-palëshe me rotacion (çdo tetë muaj): Zheljko Komsiç (kroat), Nebojsha Radmanoviç (serb).
Legjislativi
Pushteti legjislativ i vendit është në duart e një Asambleje Parlamentare me dy dhoma, e cila mblidhet në kryeqytetin Sarajevë. Secila dhoma ka një kryetar dhe dy zëvendës/kryetarë (një serb, një kroat dhe një boshnjak).
Dhoma e Përfaqësuesve është një organ me 42 anëtarë, i zgjedhur nga votimi për listat e partive nga dy zonat përbërëse me shumë vende (Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës me 28 vende, Republika Sërbe me 14 vende) për një mandat dy vjeçar.
Dhoma e Popujve ka 15 anëtarë (5 serbë, 5 boshnjakë dhe 5 kroatë), të zgjedhur jodrejtpërdrejt nga Dhoma e Popujve e Federatës dhe Asambleja Kombëtare e RS për një mandat dy vjeçar.
Ekzekutivi
Një Këshill i Ministrave i ngarkuar me mbikqyrjen e politikës së jashtme, ekonomike dhe fiskale përfaqëson qeverinë kombëtare. Kryetari i tij (i quajtur gjithashtu Kryeministër) emërohet nga presidenti dhe emërimi i tij/i saj i nënshtrohet miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ministrat dhe zëvendësit e tyre emërohen nga Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe duhet të miratohen gjithashtu nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Sipas Kushtetutës, jo më shumë se dy të tretat e të gjithë ministrave mund të emërohen nga territori i Federatës. Çdo ministër ka dy zëvendës, të cilët nuk mund të jenë nga i njëjti popull përbërës si ministri. Kryetari, ministrat dhe zëvendësit e tyre formojnë qeverinë, e cila tashmë përfshin gjashtë ministra dhe 12 zëvendës/ministra.
Niveli i njësisë
Presidenti
Secila njësi ka një president dhe zëvendës/president, që janë anëtarë të ekzekutivit.
Presidentja e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës: Borjana Kërsto.
*vini re - presidenti dhe zëvendës/presidenti kalojnë me rotacion çdo 6 muaj
Presidenti i Republikës Sërbska: Rajko Kuzmanoviç (mandat dy vjeçar)
Legjislativi
Parlamenti i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës është një organ legjislativ me dy dhoma, në të cilin çdo dhomë ka një kryetar dhe një zëvendës/kryetar. Dhoma e Përfaqësuesve ka 140 anëtarë dhe Dhoma e Popujve ka 80 anëtarë, përfshirë 30 kroatë, 30 boshnjakë dhe 20 të tjerë. Anëtarët e Parlamentit të Federatës zgjidhen për një mandat dy vjeçar.
Asambleja Kombëtare Serbe është një organ me një dhomë me 83 anëtarë, i zgjedhur me votim nga populli në Republikën Serbe, sipas përfaqësimit proporcional. Anëtarët zgjidhen për një mandat dy vjeçar. Presidenti i Asamblesë së tanishme është Igor Radojçiç.
Ekzekutivi
Qeveria e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës kryesohet nga kryeministri e zëvendësi i tij dhe përfshin 12 ministra e zëvendësit e tyre, si dhe dy ministra pa portofol.
Kryeministër (FBiH): Mustafa Mujezinoviç
Qeveria e Republikës Sërbska kryesohet nga kryeministri dhe përfshin katër zëvendës të tij e 17 ministra.
Kryeministër (RS): Milorad Dodik
Gjyqësori
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë: katër zgjidhen nga Dhoma e Përfaqësuesve e Federatës Boshnjake dhe Kroate, dy anëtarë nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërbska dhe tre anëtarë jo-boshnjakë zgjidhen nga presidenti i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjykata Shtetërore e BiH përbehet nga 44 gjyqtarë kombëtarë e shtatë gjyqtarë ndërkombëtarë dhe ka tre seksione -- Administrativ, i Apelit dhe Penal -- që kanë juridiksion mbi çështjet që kanë lidhje me të drejtën në nivelin shtetëror dhe çështjet e filluara në njësitë që vënë në pikëpyetje sovranitetin, pavarësinë politike ose sigurinë kombëtare të BiH ose me krime ekonomikë që kanë pasoja të rënda për ekonominë e BiH, përtej asaj të një njësie ose Qarku i Bërçkos. Një Dhomë e Krimeve të Luftës u krijua në mars 2005.
Secila njësi ka një Gjykatë të Lartë dhe një numër gjykatash të ulta. Federata ka gjykatat e kantoneve, plus një numër gjykatash bashkiake dhe Republika Sërbska ka pesë gjykata bashkiake.
Administrata ndërkombëtare
Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) mbikqyr zbatimin e aspekteve civilë të Marrëveshjes së Dejtonit. OHR ka pushtete të gjërë të ndërhyrjes dhe mundet, për shembull, të heqë politikanë nga funksionet për mosarritjen e përmbushjes së kushteve të marrëveshjeve të Dejtonit. Përfaqësuesi i Lartë emërohet nga Bordi Drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) dhe miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Misioni i OSBE në Bosnjë dhe Hercegovinë u krijua me mandat në dhjetor 1995 për të promovuar vlerat demokratike, për të vëzhguar e çuar më tej të drejtat e njeriut, për të organizuar e mbikqyrur zgjedhjet dhe për të zbatuar kontrollin e armëve dhe masat për krijimin e sigurisë.
Lidhje
Partitë politike
- Aleanca për një të Ardhme më të Mirë të BiH
-
Aleanca e Social-Demokratëve të Pavarur
- Partia Boshnjake
- Partia Patriotike Boshnjake
- Partia Demokratike Civile
- Partia Kroate e të Drejtave
- Partia e Fshatarëve Kroatë-Iniciativa e Re Kroate
- Bashkimi Kristian-Demokrat Kroat i Bosnjë dhe Hercegovinës
-
Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnjë dhe Hercegovinës
- Bashkimi Demokratik Kroat 1990
- Bashkimi i Popullit Kroat
- Bashkimi Demokratik Kombëtar
- Partia Demokratike
- Aleanca Demokratike e Popujve
- Partia Liberal-Demokratike
- Partia Jonë
- Partia e Re Socialiste
- Partia për Bosnjë dhe Hercegovinën
-
Partia e Veprimit Demokratik
- Partia e Përparimit Demokratik
- Partia e Popujve e Punës për Përparim
- Partia Demokratike Serbe
- Partia Radikale Serbe e Republikës Sërbska
- Partia Radikale Serbe-Dr. Vojisllav Sheselj
- Partia Social-Demokratike e BiH
- Bashkimi Social-Demokratik
- Partia Socialiste e Republikës Sërbska