Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Bamir Topi

President i Shqipërisë

(AP, AF, Reuters, Faqja e internetit të presidencës shqiptare)
photo

Bamir Topi bëri betimin is president i Shqipërisë më 24 korrik 2007, katër ditë mbasi fitoi votimin parlamentar për këtë post. Ai zëvendësoi Alfred Moisiu.

I lindur në Tiranë më 24 prill 1957, Topi është një biolog nga formimi dhe zotëron një titull doktorature në këtë fushë. Mbasi punoi në qytetin e Petrelës, ai hyri në Institutin e Studimeve Veterinare në Tiranë në vitin 1984. Mbasi morri titullin e doktoraturës në Itali, Topi drejtoi institutin, duke shërbyer si drejtori i tij nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Ai u zgjodh për herë të parë si anëtar parlamenti në vitin 1996, dhe u emërua në postin e ministrit të bujqësisë, në të cilin shërbeu deri në vitin 1997, kur ankthet civile dhe protestat popullore e detyruan Partinë qeverisëse Demokratike të Sali Berishës të tërhiqej nga pushteti.

Topi, zëvedës-kryetar i Partisë Demokratike, u zgjodh më vonë dy herë si anëtar i parlamentit dhe shërbeu si kryetar i grupit parlamentar të partisë.

Në krye të përfundimit zyrtar të mandatit pesëvjeçar të Moisiut më 24 korrik 2007, grindjet politike midis partive në legjislaturën prej 140 vende të Shqipërisë rezultuan në tre tentativa të dështuara për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit, duke ngritur tensionin për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Topi u zgjodh në raundin e katërt më 20 korrik me mbështetjen e 85 nga 91 depututet që merrin pjesë gjatë seancës së votimit, duke përfshirë disa anëtarë të partisë opozitare socialiste, të cilët nuk ju bidën thirrjes së partisë së tyre për të bojkotuar votimin.

Pasi morri detyrën e tij katër ditë më vonë, Topi premtoi se do të punojë për integrimin e vendit të tij në BE dhe NATO. "Çdo gjë ka nevojë të ndryshohet pasi ne përballemi me sfida të reja historike të dëshiruara nga populli shqiptar," deklaroi presidenti i ri në fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar. "Shqipëria po kalon momente historike të lidhura me të ardhmen e saj demokratike, në rrugën e saj të pakthyeshme drejt familjes Euro-Atlantike."

Topi është autori i një seri artikujsh politik dhe publikimesh në fushën e biologjisë.

Ai është i martuar dhe ka dy vajza.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004