Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter | Share/Save/Bookmark.

Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Hashim Thaci

kryeministër, Kosovë

(DPA - 10/01/08; AFP, AP, Reuters, DPA, CNN, BBC - 09/01/08; British Foreign and Commonwealth Office, Wikipedia)
photo

Hashim Thaçi, 39 vjeç, u betua si kryeministër i Kosovës në 9 janar 2008, gati dy muaj pasi Partia e tij Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit, duke shënuar fitoren e vet të parë në votime që nga konflikti 1998-1999 në krahinë. Ai zëvendësoi Agim Çekun në detyrë. Thaçi u zotua ta drejtojë me të shpejtë Kosovën drejt pavarësisë prej Serbisë dhe garantoi që të drejtat e grupeve të pakicave që jetojnë në krahinë do të respektohem.

"Ne jemi përgatitur ta bëjmë Kosovën një shtet të pavarur e sovran në krye të këtij viti,” tha Thaçi pasi asambleja prej 120 vendesh e krahinës votoi 85-22 për të miratuar një qeveri koalicioni midis PDK së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). “Ne do ta kthejmë ëndrrën dhe të drejtën tonë në një realitet.”

Thaçi lindi në 24 prill 1868 në Broçna, në rajonin qendror të Kosovës, Drenicë, bazë e rezistencës së armatosur etnike shqiptare kundër autoriteteve serbe.

Ai studioi historinë në Universitetin e Prishtinës dhe ishte student aktivist në 1989-1991, një periudhë e shënuar nga protesta paqësore të shqiptarëve të Kosovës kundër masës së regjimit të ish presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç për të shfuqizuar autonominë e krahinës. Një përkrahës i flaktë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia, shpejt më pas ai hyri në ilegalitet për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e cila u formua në 1993. Në mes të viteve 1990, ai emigroi në Zvicër ku ndoqi studimet pasuniversitare në politikë dhe u bashkua me rrjetin politik shqiptar.

Në 1996-1997, UÇK bëri një seri sulmesh kundër krerëve serbë, policicë dhe bashkëpunëtorëve shqiptarë me serbët. Në krye të 1998, regjimi i Millosheviçit nisi një goditje të madhe kundër kryengritësve e cila përfundimisht u shndrrua në një luftë të plotë. Njohur me nom de guerre "Gjarpëri”, Thaçi u bë kreu politik i grupit të armatosur.

Ai ishte përfaqësuesi i KLA në delegacionin shqiptar të Kosovës në bisedimet e ndërmjetësuara ndërkombëtarisht që u mbajtën në Rambuje, Francë, në shkurt-mars 1999. Thaçi ja doli të mënjanojë Ibrahim Rugovën, udhëheqësin popullor, tashmë i vdekur, të Kosovës, një mbrojtës i rezistencës paqësore ndaj Serbisë, për t’u bërë kreu i ekipit negociues të krahinës dhe një politikan i pranueshëm. Pasi përfaqësuesit serbë e kundërshtuan marrëveshjen e propozuar, nënshkruar nga pala shqiptare e Kosovës, bisedimet u prishën në 19 mars 1999.

Pesë ditë më pas, NATO nisi sulmet ajrore të cilat u ndërprenë në 10 qershor të atij viti pas pranimit nga Beogradi të një marrëveshjeje politike që përfshinte fundin e menjëhershëm të dhunës dhe një tërheqje të shpejtë të ushtrisë së saj, policisë dhe forcave paraushtarake. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB u miratua po atë ditë duke e vënë Kosovën nën administrimin e UNMIK dhe duke miratuar vendosjen e një force paqeruajtëse të kryesuar nga NATO (KFOR).

Pas fundit të konfliktit dhe shkrirjes së UÇK, Thaçi themeloi Partinë Demokratike të Popullit të Kosovës. Partia mbajti konventën e saj të parë në maj 2000 duke zgjedhur ish kreun rebel president të partisë dhe duke shkurtuar emrin e sj në Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në zgjedhjet parlamentare të 2001, partia e Thaçit doli e dyta me shumë disatncë pas LDK të Ibrahim Rugovës, duke fituar 26 vende. Ajo u bashkua me qeverinë e kryesuar nga LDK në të cilin posti i kryeministrit ju dha Bajram Rexhepit të PDK. Megjithse zgjedhjet e 2004 e lejuan partinë e Thaçit të riste përfaqësimin e vet parlamentar në 30 vende, ajo ishte përsëri shumë prapa LDK dhe zgjodhi të mos bashkohet me qeverinë por të qëndronte në opozitë.

Kur u miratua si kryeministri i pestë i Kosovës në 9 janar 2008, Thaçi vuri në dukje se një deklaratë e pavarësisë ishte me “javë“ larg por nuk do të miratohej pa miratimin e Shteteve të bashkuara dhe fuqive kyçe të BE.

Duke u zotuar të shërbejë si “kryeministër i të gjithë shtetasve të Kosovës”, Thaçi kaloi nga gjuha shqipe në atë serbe në një pikë të fjalimit të tij, për t’u premtuar serbëve të Kosovës, që janë kundër pavarësisë se qeveria e tij “do t’i kushtojë një vëmendje të posaçme të drejtave të pakicave”.

"Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të krijuar një klimë tolerance në marrëdhëniet me pakicat, veçanërisht me komunitetin serb,” tha kryeministri.

Thaçi është i martuar dhe ka një djalë.