Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Stefan Fule

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Komisioni Evropian

(EurActiv -- 15/12/09 - 18/02/10; European Commission, European Parliament, NATO)
photo

Stefan Fule[Getty Images]

Diplomati çek Stefan Fyele mori detyrën si Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë të BE-së më 10 shkurt 2010, një ditë pasi Parlamenti Evropian (PE) miratoi ekipin e ri të Presidentit të Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barrozo.

Ai pasoi Oli Rehnin si shefi i zgjerimit të BE-së, ndërsa elementi i politikës së fqinjësisë së portofolit të tij ishte më parë pjesë e dosjes së politikës së jashtme të KE-së. Ai kryhen detyrat e tij në bashkëpunim të ngushtë me Zëvendës/Presidenten e KE-së dhe Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kethrin Eshton.

Fyele lindi më 24 maj 1962 në qytetin Sokolov të qymyrit të gurit në perëndim të Republikës Çeke. Pas diplomimit të tij nga Fakulteti i Filozofisë së Universitetit Çarls në Pragë më 1981, ai vazhdoi arsimin e tij në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve me Jashtë të Moskës, duke përfunduar studimet pesë vjeçare të tij më 1986.

Ndërkohë, ai u bashkua me partinë komuniste të ish-Çekosllovakisë më 1982. Ai u largua nga ajo pas rënies së komunizmit në vend më 1989.

Fyele filloi karrierën profesionale të tij më 1987, kur u emërua punonjës zyre në departamentin e OKB-së të Ministrisë së Jashtme çekosllovake. Gjatë shërbimit tre vjeçar të tij në atë funksion, ai ndoqi një program studimor të OKB-së mbi çarmatimin më 1988.

Më 1990, Fyele u vendos në Nju Jork si sekretari i parë në delegacionin e përhershëm të Çekosllovakisë në OKB. Pas ndarjes paqësore të vendit të tij më 1 janar 1993, ai mbajti funksionin e tij si një anëtar i delegacionit çek

Pas kthimit të tij në atdhe më 1995, ai kryesoi departamentin e OKB-së të Ministrisë së Jashtme çeke deri më 1996 dhe pastaj departamentin e politikes së tij të sigurisë deri më 1998.

Fyele punoi gjithashtu si ambasadori i vendit të tij në Lituani (1998-2001), Mbretërinë e Bashkuar (2003-2005) dhe NATO (2005-2009).

Fyele u bë pjesë e qeverisë së Kryeministrit çek Jan Fisher në maj 2009, kur mori detyrën e ministrit të çështjeve evropiane.

Ai ishte duke shërbyer ende në atë funksion në nëntorin e të njëjtit vit kur u emërua për vendin çek në qeverinë e dytë të Barrozos.

Gjatë seancës së tij në PE më 12 janar 2010, Fyele tha se ishte duke planifikuar të trajtonte problemin e lodhjes nga zgjerimi brenda BE-së duke inkurajuar politikanët nga 27 vendet anëtare që të shpjegojnë përfitimet e atij procesi për njerëzit në vendet e tyre. Ai gjithashtu e bëri të qartë se do të nxiste vendet që shpresojnë të bashkohen me BE-në për të respektuar angazhimet e tyre për t’u pranuar në Bashkim.

Fyele flet rrjedhshëm anglisht e rusisht dhe ka njohuri bazë të frengjishtes e gjermanishtes.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004