Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Fatmir Sejdiu

President i Kosovës

(Burime të ndryshme)
photo

Fatmir Sejdiu u bë president i Kosovë më 10 shkurt 2006, duke zëvendësuar Ibrahim Rugovën, i cili vdiq në 21 janar nga kanceri në mushkëri. Një anëtar i lartë i partisë më të madhe kosovare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe për një kohë të gjatë aleat i afërt i paraardhësit të tij, ai u zgjodh në post nga asambleja e provincës prej 120 vendesh me 80 vota pro dhe 12 kundër.

Sejdiu ka lindur në 23 tetor 1951 në fshatin e Pakasticës, afër me qytetin e Podujevës në veri të Kosovës, ku ai mbaroi edukimin e tij fillor dhe të mesëm. Ai u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Univeristetin e Prishtinës dhe ka një doktoraturë në drejtësi. Ai ka shërbyer si profesor në Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

Në kohën e zgjedhjes së tij, Sejdiu ishte sekretar i përgjithshëm i LDK-së, kryetari i grupit të saj parlamentar dhe anëtar i presidencës së asamblesë. Ai ka qenë një anëtar drejtues i LDK që nga formimi i saj në fillim të viteve 1990 nga një grup intelektualësh, të drejtuar nga Rugova.

Sejdiu u zgjodh për herë të parë si anëtar i parlamentit të Kosovës në nëntor 2001, kur provinca zhvilloi zgjedhjet e para të lira që prej mbarimit të konfliktit 1998-1999.

Ai ishte një prej autorëve të Kornizës Kushtetuese të Kosovës në 2001.

Sejdiu konsiderohet si një politikan i moderuar, por më pak idealist se Rugova, ikona e pro-pavarsisë së Kosovës.

Emërimi i Sejdiut në post u konfirmua zyrtarisht në 7 shkurt. Kandidatura e vetme për presidencën, ai u zgjodh dhjetë ditë para fillimit të një faze kyçe në negociatat e drejtuara nga OKB-ja mbi statusin përfundimtar të Kosovës, shtatë vjet mbasi provinca hyri de fakto nën protektoratin e OKB-së.

Sejdiu, zgjedhja e të cilit në presidencën e bëri atë kryetarin e ekipit negociator kosovar, u angazhua të vazhdonte me kërkesën e shumicës shqiptare të Kosovës për pavarësi nga Serbia.

"Unë do të përpiqem maksimalisht me qëllim që ekipi i negociatorëve të përfundojë me sukses bisedimet në 2006,” u zotua Sejdiu në 10 shkurt. “Pavarsia e Kosovës nuk është e negociueshme.”

Sejdiu flet rrjedhshëm shqip, anglisht dhe frengjisht.

Ai jeton në Prishtinë me gruan e tij dhe tre fëmijë.