Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Nikolas Sarkozi

President i Francës

(BBC - 05/03/08; AFP - 16/05/07; DPA - 06/05/07; Telegraph - 13/02/07; Faqja zyrtare e internetit e presidentit francez)
photo

Nikolas Sarkozi morri detyrën e presidentit të Francës në 16 Maj 2007, dhjetë ditë mbasi fitoi këtë post në një balotazh që vuri përballë drejtuesin e Bashkimit të Lëvizjes Popullore (UMP) kundër pretendentit të Partisë Socialiste Segolene Rojal. Ai pasoi Zhak Shirak, i cili kishte mbajtur atë post që prej vitit 1995.

I lindur në 28 janar 1955, Nikolas Paul Stefane Sarkozi de Nagi-Boksa është djali i një aristokrati hungarez i mërguar dhe i një mamaje franceze me orgjinë evre greke. Ai morri diplomën e masterit në të drejtën private në vitin 1978 dhe titullin e tij kualifikues si avokat në vitin 1981, kur ai morri titullin e doktoraturës në shkencat politike nga Instituti i Studimeve Politike të Parisit.

Në vitin 1977, Sarkozi u bë këshilltar bashkiak në Neuilly-sur-Seine. Në moshën 28 vjeçare, ai u zgjodh kryetar bashkie i asaj periferie të pasur pariziane, duke shërbyer në atë post nga viti 1983 në 2002.

Nga 1986 në 1988, Sarkozi shërbeu si zëvendës-president i departamentit të këshillit Hauts-de-Seine, përgjegjës për kulturën dhe si zëvendës i Hauts-de-Seine (zona e 6 elektorale) nga viti 1988 në 2002. Dy vite më vonë, ai u zgjodh president i këshillit të përgjithshëm të Hauts-de-Seine.

Në vitin 1988, Sarkozi u bë sekretari kombëtar i Tubimit për Republikën të Shirakut (RPR), përgjegjës për rininë dhe trajnimin, dhe në vitin 1989, sekretari kombëtar i partisë përgjegjës për aktivitetet rinore, rininë dhe trajnimet. Midis viteve 1992 dhe 1993, ai ishte zëvendës-sekretari i përgjithshëm i RPR përgjegjës për federatat rajonale.

Sarkozi, i cili u bë një anëtar i byrosë politike të RPR në vitin 1993, arriti të bëhej sekretari i përgjithshëm i partisë në vitin 1998, ai shërbeu si president interim nga prilli 1999 në tetor të atij viti. Në maj të 2000, ai u zgjodh president i komisionit i dikasterit të RPR.

Sarkozi shërbeu si ministër i buxhetit nga viti 1993 në 1995 dhe ministër i komunikimeve nga 1994 në 1995 nën kryeministrin Edouard Balladur, duke vepruar edhe si zëdhënës i qeverisë gjatë asaj periudhe.

Në maj 2002, ai u bë ministër i brendshëm në qeverinë e kryeministrit Jean-Pierre Raffarin, duke mbajtur atë detyrë deri në vitin 2004, kur ai u caktua ministër i ekonomisë, financës dhe industrisë. Ai dha dorëheqjen nga ajo detyrë në 29 nëntor të të njëjtit vit, një ditë mbasi u zgjodh president i Bashkimit për një Lëvizje Popullore (UMP), pasuesja e RPR, e drejtuar gjithashtu nga Shirak.

Në prill të vitit 2004, Sarkozi u zgjodh president i këshillit të përgjithshëm të Hauts-de-Seine.

Në qershor të 2005, ai u caktua përsëri ministër i brendshëm, duke shërbyer për kryeministrin Dominik de Villepin. Një mbrojtës i vendosur i ligjit dhe rendit, ai shfaqi një qëndrim të ashpër gjatë trazirave të vitit 2005 në Paris dhe nxiti masat me qëllim frenimin e emigracionit të paligjshëm, ndërkohë që promovonte integrimin e migrantëve të kualifikuar në shoqërinë franceze.

Në janar 2007, UMP propozoi Sarkozi si kandidatin e saj zyrtar për zgjedhjet presidenciale në 22 prill të të njëjtit vit. Gjatë fushatës ai premtoi se do të zvendësonte korrupsionin dhe nepotizmin në vend me një "republikë të paqorrtueshme", nëse do të zgjidhet.

Ai morri numrin më të madh të votave në raundin e parë, por jo aq sa duhej për të fituar këtë post.

Në balotazhin e 6 majit, 2007, ai morri 53% të votave.

"Unë do të luftoj për një Evropë që mbron sepse ideali evropian është mbrojtja e qytetarëve të Evropës," tha Sarkozi mbasi ai u betua në 16 maj 2007.

Në 1 korrik 2008, Franca morri presidencën e BE nga Sllovenia.

Ai është i martuar dhe ka tre djem.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004