Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Joachim Ruecker

shefi i UNMIK

(Reuters, AFP, AKI - 01/09/06; UN News centre - 15/08/06; Reuters, DPA, UN News Centre - 14/08/06; UNMIK)
photo

Sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Anan emëroi Joakim Ruker si përfaqësuesin e tij të ri të posaçëm dhe kreun e UNMIK në 14 gusht 2006. Diplomati veteran gjerman zëvendësoi në detyrën e tij Soren Jesen-Petersen të Danimarkës në 1 shtator 2006, duke u bërë shefi i gjashtë i UNMIK-ut që nga ngritja e misionit në 1999.

Lindur në 30 maj 1951, Ruker mban një Ph.D, në ekonomiks ndërkombëtar.

Nga 1979 deri në 1991, ai shërbeu në poste të ndryshme në ministrinë e jashtme gjermane dhe ambasadat gjermane jashtë duke përfshirë atë në Dar es Salam dhe Vienë si edhe në Detroit, Miçigan, si konsull i përgjithshëm. Ai shërbeu gjithashtu si këshilltar i politikës së jashtme të grupit parlamentar social demokratik në Bundestagun gjerman dhe si kryebashkiak i qytetit Sindelfingen në shtetin e Baden-Vurtembergut, nga 1993 në 2001.

Ruker fitoi përvojë në Ballkan ndërsa shërbente si ndihmës i përfaqësueit të lartë për administrtaën dhe financën në Zyrën e Përfqaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Herzegovinë nga maji 2001 në korrik 2002.

Ruker e mori detyrën e tij në një stad vendimtar në bisedimet me ndërmjetësimin e OKB mbi përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Me komunitetin ndërkombëtar që kërkonte një kompletim të procesit deri në fund të 2006, diplomati gjerman besonte se do të ishte i fundit shef i UNMIK-ut.

Ditë përpara se të merrte detyrën e re, Ruker tha se përpjekjet e tij do të përqëndroheshin në përgatitjet e operacionit të ikjes së OKB dhe dorëzimin e Kosovës autoriteteve të duhura në përputhje me zgjidhjen e statusit përfundimtar. Duke theksuar se ai donte të linte pas një Kosovë të bashkuar, ai renditi krijimin e institucioneve të qëndrueshme, një mjedis paqësor e të sigurtë dhe pjesëmarrjen e pakicave të Kosovës në jetën e krahinës, si disa nga detyrat e tij përpara.

"Unë e njoh dhe respektoj atë që komunitetet e pakicave në Kosovë, veçanërisht komuniteti serb, ka nevojë për risigurime të posaçme dhe unë do të theksoja se shumica e popullsisë ka një detyrim e përgjegjësi për t’i mbajtur pranë pakicat më shumë se kurrë më parë,” tha Ruker në 15 gusht. “Unë kam besim të madh në popullin e Kosovës dhe në veçanti kam besim të madh në brezin e ri të Kosovës, një brez që ka mundësinë të jetojë në paqe e begati.”

Ruker ka dy vajza dhe një djalë.