Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Georgi Parvanov

Presidenti i Republikës së Bullgarisë

(UPI, Mediapool.bg - 19/11/01; Reuters, BTA - 18/11/01; Faqja në ueb e Partisë Socialiste Bullgare)
photo

Georgi Parvanov u zgjodh president i Republikës së Bullgarisë më 18 nëntor 2001. Udhëheqësi i partisë socialiste u bë ish-komunisti i parë që fiton në zgjedhjet presidenciale që prej rënies së komunizmit në Bullgari në fillim të viteve 1990. Fushata e tij para-zgjedhore u krye nën moton "Unë jam në anën tuaj" dhe nënvizonte çështjet sociale. Mbështetja për kandidaturën e Parvanovit ishte pothuajse dyfishi i asaj që partia e tij mori në zgjedhjet parlamentare pesë muaj më parë.

I lindur më 28 qershor 1957, Parvanov u bashkua me Partinë Komuniste Bullgare (PKB) më 1981. Më 1989, PKB shkarkoi kryetarin e saj, Todor Zhivkov dhe rreth një vit më vonë ndryshoi emrin e saj në Partia Socialiste Bullgare (PSB). I zgjedhur në fillim në një post partiak më 1991, Parvanov u ngjit në mënyrë të vazhdueshme në hierarkinë partiake për t'u zgjedhur faktikisht kryetar i PSB-së në dhjetor 1996. Ai zëvendësoi Zhan Videnov, qeveria e diskredituar e të cilit u rrëzua prej protestave disa mujore. Më pak se dy muaj më vonë, duke mos iu bindur një vendimi të partisë, Parvanov dhe kandidati për kryeministër i PSB-së Nikolai Dobrev, hoqën dorë prej një mandati për të formuar një qeveri të re, për të parandaluar shkallëzimin e një krize.

Ky veprim i dha fund krizës dhe e çoi PSB-në në opozitë, por i dha Parvanovit respekt të admirueshëm, një reputacion të një politikani të balancuar dhe e vendosi atë mes përfaqësuesve më të njohur të klasës politike bullgare. Si një reformator, ai që atëherë përqëndroi përpjekjet e tij për transformimin e PSB-së në një parti social-demokratike të tipit europian.

Gjatë fushatës ajrore të bombardimeve më 1999 në Jugosllavi, Parvanov dhe grupi i tij parlamentar votuan kundër një rezolute, e cila i lejonte NATO-s mundësi përdorimi të hapësirës ajrore të Bullgarisë. Një vit më vonë, udhëheqësi socialist shprehu mbështetjen e tij për qëllimin e politikës së jashtme të Bullgarisë për t'u bashkuar me BE-në dhe NATO-n.

Pas fitores së tij zgjedhore, Parvanov pohoi angazhimin e tij për të punuar për arritjen e këtyre qëllimeve. Besimi i tij është që Bullgaria gjithashtu duhet të ringjallë marrëdhëniet me partnerët e saj tradicionalë të të kaluarës, si Rusia, Ukraina dhe të tjerët. Duke premtuar të punojë në bashkëpunim të ngushtë me çdo qeveri të ligjshme, Parvanov premtoi të jetë president i të gjithë bullgarëve, duke theksuar gjithashtu nevojën për një rol më të fuqishëm të shtetit dhe rikthim të besimit tek shteti. Kryesisht ceremonial, funksioni presidencial bullgar ka pushtete të kufizuara, por është i rëndësishëm për funksionimin e shpejtë të institucioneve, si dhe të imazhit ndërkombëtar të vendit.

Një historian nga profesioni, Parvanov gjithashtu është autor i një numri artikujsh dhe esesh. Pas diplomimit të tij nga Universiteti i Sofies më 1981 ai punoi si studjues deri më 1991.

Ai është i martuar me Zorka Parvanova, një studjuese në Akademinë Bullgare të Shkencave. Parvanovet kanë dy djem.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004