![]() |
Karolos Papulias u betua si President i Greqisë më 12 mars 2005, pasi u zgjodh me një shumicë të paparë votash, 279, prej 300 gjithsej në parlamentin e vendit. Anëtar themelues i Lëvizjes Socialiste Panhelenike (PASOK) të opozitës, Papulias 75-vjeçar fitoi mbështetje si nga partia e tij, ashtu edhe nga partia në pushtet e qendrës së djathtë Demokracia e Re, e cila e emëroi për të pasuar Kostis Stefanopulos në funksionin kryesisht ceremonial.
Gjatë kursit të karrierës së tij të gjatë, Papulias ka qënë kampion i kërcimit mes shkop, avokat, aktivist politik, anëtar i parlamentit, nëpunës i ekipit kombëtar të volejbollit dhe president i Shoqatës Kombëtare të Atletikës.
Ai lindi në Janinë më 1929. Pas studimeve ligjore në Athinë dhe Milano, ai mori doktoraturën në Universitetin e Kolonjës dhe punoi si avokat nga 1963 deri më 1981. Ai ishte në Gjermani në kohën e grushtit ushtarak të shtetit në Greqi. Gjatë shtatë viteve që pasuan, Papulias ndihmoi për krijimin e një organizate të qëndresës studentore dhe transmetimin rregullisht në programet në greqisht të Deutsche Welle, duke akuzuar kolonelët.
Më 1977, Papulias hyri në parlament për herë të parë, duke përfaqësuar qarkun zgjedhor të Janinës si anëtar i parlamentit në ekipin e PASOK-ut. Ai u rizgjodh tetë herë, duke shërbyer për 27 vjet. Bashkëpunëtor i ngushtë i Kryeministrit të ndjerë grek Andreas Papandreu, ai ka patur një ndikim i vazhdueshëm në politikën e jashtme të qeverive pasuese të PASOK-ut, duke shërbyer si zëvendësministër i jashtëm nga 1981-1984, si ministër i jashtëm nga 1985-1990, dhe përsëri si ministër i jashtëm nga 1993-1996. Më 1995, ai u zgjodh në byronë ekzekutive dhe sekretariatin politik të partisë.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1996, Papulias u bë kryetar i përfaqësimit parlamentar të Greqisë në OSBE. Në qershor 2000, ai u emërua anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Komitetit Ekzekutiv të Fondacionit për Paqen Ndërkombëtare Olimpike.
Papulias do të shërbejë për një mandat pesë-vjeçar. Ai është i martuar dhe ka tre vajza.