Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

George Papandreu

Kryeministri i Greqisë

(ANA-MPA, Kathimerini, AP, Reuters, Bloomberg, BBC, FT, Guardian - 06/10/09; Reuters, Economist, ANA-MPA - 05/10/09; DPA, VOA - 04/10/09; http://www.papandreou.gr; http://www.ahistoryofgreece.com)
photo

George Papandreu u betua si kryeministër i Greqisë në 6 tetor 2009, dy ditë mbasi Lëvizja e tij Socialiste Panhelenike (PASOK) arriti një fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbas më shumë se pesë vjetësh në opozitë. Papandreu do të punojë përsëri si ministër i jashtëm, një post që ai mbajti nga 1999 në 2004 në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm Kostas Simitis.

Papandreu morri detyrën e kryeministrit nga Kostas Karamanlis, partia konservatore e të cilit Demokracia e Re (ND) pësoi humbjen e saj më të madhe elektorale deri tani, duke arritur 10% më pak se socialistët në zgjedhjet e 4 tetorit.

Papandreu është një anëtar i familjeve politike të Greqisë. Babai i tij, Andreas -- i cili themeloi PASOK -- dhe gjyshi i tij nga i cili morri dhe emrin George, të dy kanë shërbyer disa mandate si kryeministra të Greqisë.

Papandreu u lind në St Paul, Minnesota, në 16 qershor 1952 dhe studioi në shkolla në Shtetet e Bashkuara, Suedi dhe Kanada. Ai mban një diplomë fakulteti në sociologji nga Amherst College, Massachusetts, (1975) dhe një diplomë masteri në sociologji nga London School of Economics (1977). Papandreu fitoi një bursë në Qendrën për Punët e Jashtme në Universitetin Harvard nga 1992-1993.

Ai u zgjodh anëtar i parlamentit për herë të parë në 1981 dhe një anëtar i kabinetit në 1985, kur ai u caktuar zëvendës-ministër i kulturës. Papandreu shërbeu dy herë si ministër i arsimit dhe çështjeve fetare, dhe si zëvendës-ministër i jashtëm, para se të caktohej ministër i jashtëm në qeverinë e Kostas Simitis në vitin 1999.

Gjatë kohës së tij në këtë detyrë prej pesë vjet si ministër i jashtëm, Papandreu kontribuoi në përmirësimin e marrëdhënieve të vendit të tij me fqinjët, në veçanti Turqinë dhe Shqipërinë, dhe bëri përpjekje për ti dhënë fund ndarjes prej më shumë se 30 vjet të Qipros. Atij i është atribuar merita për ndihmën e Greqisë të fitojë si vend organizator i Lojërave Olimpike të 2004.

Papandreu, i cili u përfshi me PASOK pak mbas themelimit të saj, shërbeu në poste të ndryshme politike dhe organe ekzekutive të partisë deri në shkurt 2004, kur ai u zgjodh si drejtues i partisë, mbas dorëheqjes së Simitis.

Mbas dy zgjedhjeve parlamentare të pasuksesshme, në mars 2004 dhe shtator 2007, Papandreu më në fund çoi PASOK në fitore në zgjedhjet e parakohshme të 4 tetorit 2009. Duke marrë 44% të votave, partia fitoi një shumicë prej 160 vendesh në asamblenë prej 300 anëtarësh, duke siguruar mbështetjen e duhur për reformat -- për të përmirësuar një ekonomi që po përballet me një deficit buxhetor, gati dyfish mbi kufirin e BE-së dhe duke shkuar drejt rënies së parë të saj që prej vitit 1993.

Në 5 tetor, presidenti grek Karolos Papoulias i kërkoi Papandreut të krijojë qeverinë e re të vendit. Ai u betua si kryeministër para Kryepeshkopit Ieronymos të Athinës dhe gjithë Greqisë gjatë një ceremnonie në shtëpinë presidenciale në 6 tetor.

Zgjidhja e konfliktit të tejzgjatur me Maqedoninë dhe ndihma për procesin e paqes në Qipro të eci përpara janë disa nga sfidat të politikës së jashtme që do të përballet kabineti i PASOK.

Ai flet rrjedhshëm anglisht dhe suedisht. Papandreu është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004