Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Rajko Kuzmanovic

Presidenti i Republikës Srpska, Bosnnje-Hercegovinë

(RFE/RL - 02/01/08; AP, AKI, B92, Xinhua - 28/18/07; Faqja zyrtare e internetit të Presidencës të Republikës Srpska)
photo

Rajko Kuzmanovic u betua si presidenti i Republikës Srpska (RS) më 28 dhjetor 2007, mbasi fitoi këtë post në një zgjedhje të parakoshme presidenciale më 9 dhjetor si një kandidat i Aleancës Boshnjake Serbe të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD). Ai pasoi Milan Jelic, i cili vdiq për shkak të atakut në zemër më 30 shtator 2007.

Kuzmanovic u lind më 1 dhjetor 1931, në Celinci, Bosnje-Hercegovinë (BH).

Ai u diplomua në Shkollën e Mësuesve në Banja Luka në vitin 1954, dhe më pas studioi ligjin në Zagreb, ku ai u diplomua me titullin e Avokatit në Manaxhimin Administrativ në vitin 1964. Nëntë vite më vonë, Kuzmanovic u diplomua nga Fakulteti i Filozofisë në Zagreb, duke marrë titullin e Profesorit të Pedagogjisë dhe Sociologjisë. Ai përfundoi studimet e tij të pas-universitare mbi të drejtën publik në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb në vitin 1977 dhe tre vite më vonë morri titullin e doktoraturës nga Fakulteti i Drejtësisë në Mostar.

Kuzmanovic ja ka dedikuar shumë pjesë të karrierës së tij profesionale mësimit. Ai u bashkua me Shkollën e Ligjit të Universitetit të Banja Luka kur ajo u themelua në vitin 1975, duke punuar në fillim si lektor dhe më pas si profesor. Lëndët që ai dha leksione përfshinin të drejtën publike dhe sistemet politike. Ai flet gjithashtu shumë mirë rusisht.

Kuzmanovic ka punuar në pozicione të ndryshme të larta në Universitetin e Banja Luka, duke përfshirë postin e Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë -- nga viti 1983 në vitin 1985 dhe pastaj nga viti 1996 deri në vitin 2000 -- dhe dy vite më vonë si Dekani i Fakultetit të Ekonomiksit të Biznesit. Ndërkohë, ai u zgjodh për një mandat dy-vjeçar si zëvendës-kancelari i universitetit në vitin 1986 dhe mbas mbarimit të tij ai u zgjodh për dy mandate të tjera si kancelar nga viti 1988 deri në vitin 1992.

Mbasi punoi për katër vite si gjykatës, Kuzmanovic u bë presidenti i Gjykatës Kushtetuese të RS në vitin 1998, duke punuar në këtë post deri në vitin 2002 dhe më pas si antar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kuzmanovic ishte midis dhjetë kandidatëve më të mirë që konkurroi për postin presidencial në zgjedhjet e 9 dhjetorit të 2007. Ai fitoi në sondazhe mbasi kishte marrë afërsisht 42% të votave, 7% më shumë se pretendenti tjetër kryesor për presidencën e RS, drejtuesi i Partisë Serb Demokratike Ognjen Tadiç.

Fitorja e tij forcoi më tepër pozicionet e partisë qeverisëse SNSD të kryeministrit të RS Milorad Dodik, i cili zotëron pushtetin absolut në entitetin boshnjak serb. Kjo partie ka qene midis kundërshtarëve kryesorë të forcimit të institucioneve qendrore të vendit, duke pasur frikë nga kjo lëvizje e cila mund të çojë në zhdukjen e RS. Mbas bllokimit të një reforme për të bashkuar forcat policore të RS me ato të Federatës së BH, drejtuesi boshnjak serb ra dakort së fundmi për një marrëveshje kompromisi në nëntor të 2007, e cila i mundësoi BH të eci përpara në rrugën drejt integrimit të BE-së.

Duke folur në ceremoninë e betimit në parlamentin e RS më 28 dhjetor të 2007, Kuzmanovic u shpreh se SNSD nuk do të "pranojë të gjitha kërkesat për një rregullim kushtetues dhe territorial" të BH-së.

"Transferim i mëtejshëm i autoritetit duhet të ndalojë dhe ndihet një nevojë serioze për pjesë të këtij autoritetit që është transferuar të kthehet mbrapsht," u shpreh Kuzmanovic.

Kuzmanovic është i martuar.