Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Ivo Josipovic

Presidenti i Kroacisë

(AFP, AP, Reuters, DPA, BBC, AKI, Euronews, EurActiv, Croatian Times, B92 - 18/02/10; RFE/RL - 16/01/10; AFP - 11/01/10; AP, Reuters - 10/01/10; Official Website of the President of Croatia)
photo

Social demokrati Ivo Josipoviç bëri betimin si presidenti i Kroacisë në 18 shkurt 2010, pesë javë pasi mundi kryebashkiakun e Zagrebit, Milan Bandiç në një balotazh për zgjedhjen presidenciale në 10 janar. Një profesor i ligjeve dhe kompozitor i muzikës klasike, ai zëvendësoi në detyrë Stipe Mesiç duke u bërë presidenti i tretë i Kroacisë zgjedhur që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në 1991.

Josipoviç ka lindur në 28 gusht 1957 në Zagreb ku ndoqi një shkollë muzikore të ciklit të dytë dhe pastaj studioi për kompozim në Akademinë Muzikore të Zagrebit. Ai u diplomua nga Fakulteti i Ligjeve i Universitetit të Zagrebit në 1980 dhe mori provimin e avokatisë. Në 1985, mori një gradë Mjeshtër në ligjin penal nga Universiteti i Zagrebit ku dha mësim që atëhere për procedurën e ligjit penal, ligjin penal ndërkombëtar dhe ligjin e kondravajtjes.

Josipoviç, që mban gjithashtu një Doktoraturë (PhD) nga Universiteti i Zagrebit, ka përfaqësuar Kroacinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë.

Ai hyri në Lidhjen e Komunistëve të Kroacisë në 1980 dhe ndihmoi në transformimin e saj në një parti të stilit të majtë evropiane e cila mori në 1989 emrin Lidhja e Komunistëve të Kroacisë për Ndryshimet Demokratike (SKH-SDP) dhe përfundimisht u kthye në Partia Social Demokratike e Kroacisë (SDP). Josipoviç e la partinë në 1994 për t'ja kushtuar veten ligjeve dhe muzikës, duke qëndruar jashtë politikës për nëntë vitet e tjerë.

Në 2003, ai u zgjodh anëtar i parlamentit si një kandidat i pavarur i rreshtuar në listën zgjedhore të SDP. Ai nuk e rinovoi anëtarësimin e tij në parti deri në 2008, një vit pasi u rizgjodh në parlamentin kroat.

Në korrik 2009, SDP, në opozitë qysh nga 2003, propozoi Josipoviç si kandidatin e vet zyrtar. Ai doli shumë përpara 11 kandidatëve të tjerë për postin e Mesiç në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në 27 dhjetor 2009 duke marrë 32% të votave. Bandiç, që kandidoi si i pavarur doli i dyti me gati 15%.

Josipoviç, që u zotua të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kroaci dhe të udhëheqë vendin në BE, gjatë fushatës së tij presidenciale, fitoi me lehtësi balotazhin në 10 janar 2010 me më shumë se 60% të votave.

Duke marrë detyrën në 18 shkurt, Josipoviç përsëriti premtimin e tij për një "drejtësi të re" në Kroaci, duke theksuar se vendi i tij "duhet të bëhet një demokracisë dhe të drejtave të njeriut".

"Ne do të bashkohemi të gjithë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë kanceri i shoqërisë sonë. Unë premtoj të mos jepem kurrë në këtë luftë," tha ai në ceremoninë e përurimit të ndjekur nga dhjetë krerë të Ballkanit dhe Evropës Qendrore si dhe zyrtarë ndërkombëtarë.

Në ditën e parë të mandatit të tij pesë-vjeçar, Josipoviç u zotua gjithashtu të punojë së bashku me qeverinë "në mënyrë që Kroacia të bëhet një anëtare e BE sa më parë të jetë e mundur".

Josipoviç është autor i 85 punimeve akademike e profesionale botuar në revistat e vendit e ndërkombëtare dhe ka kompozuar 50 pjesë muzikore për instrumente të ndryshme, orkestër dhome dhe orkestër simfonike.

Ai flet anglisht dhe pak gjermanisht.

Josipoviç është i martuar dhe ka një vajzë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004