Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

George Ivanov

President of Macedonia

(Makfax - 13/05/09; AFP, Euronews, MIA, Makfax, Xinhua, B92 - 12/05/09; Telegraph, DPA - 06/04/09; AFP, Reuters, BBC, FT - 05/04/09; Faqja Zyrtare e Presidencës Maqedonase)
photo

George Ivanov, një dijetar politik dhe mësues, u betua si president i Maqedonisë në 12 Maj 2009, pesë javë mbasi arriti një fitore dërrmuese me 65% të votave në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Duke pasuar Branko Crvenkovskin, ai u bë presidenti i katërt i Maqedonisë që kur vendi shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991.

Ivanov konsiderohet një ekspert kryesor në shoqërinë civile, i specializuar në menaxhimin politik. Si drejtuesi i Programit Tempus të BE-së në Maqedoni, ai kontribuoi në reformën e arsimit të lartë dhe krijoi studimet e titullit Master në anglisht.

Ai ishte gjithashtu i pari që futi kërkimin sistematik mbi shoqërinë civile në arsimin e lartë maqedonas.

Ivanov u lind në 2 Maj 1960 në qytetin maqedonas të Valandovo. Ai morri një diplomë në drejtësi nga Universiteti Sts. Cyril and Methodius i Shkupit në vitin 1982, duke pasur me një diplomë masteri në shkencat politike në vitin 1995.

Në vitin 1988, ai mbrojti me sukses disertacionin e tij të doktoraturës, e quajtur "Demokracia në Shoqëritë e Ndara".

Karrierja e tij profesionale filloi në vitin 1988, kur ai u bë një redaktor në Radio Televizionin Maqedonas, stacioni kombëtar i transmetimit. Ai më vonë dha mësim në teorinë politike dhe filozofinë politike në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup. Në vitin 1999, ai u bë një profesor në vizitë për programin Evropian Juglindor në Universitetin e Athinës në Greqi.

Pasuan një seri detyrash akademike, duke përfshirë universitetet e Bolonjës dhe Sarajevës. Universiteti Sts. Cyril and Methodius e emëroi atë profesior i asociuar në vitin 1992 dhe profesor i plotë në vitin 2008. Të njëjtin vit, ai u bë president i Këshillit të Akreditimit në Arsimin e Lartë në Maqedoni.

Ivanov ka qenë aktiv në politikë që nga koha e Jugosllavisë, kur ai mbështeste pluralizmin politik dhe ekonominë e tregut. Ai është themeluesi dhe presidenti honorifik i Shoqatës Maqedonase të Shkencave Politike dhe një nga anëtarët themelues të Institutit për Shoqërinë Civile Demokratike, një qendër drejtuese analitike në Maqedoni.

Ai ndihmoi gjithashtu në fillimin e revistës së parë maqedonase të shkencave politike, "Opinioni Politik".

Megjithëse nuk ishte anëtar i partisë së qendrës së djathtë VMRO-DPMNE, ai ka këshilluar partinë për çështjet politike, dhe ishte aktiv në hartimin e programit të reformës të partisë.

Ivanov u betua për detyrën në një ceremoni në parlamentin e Maqedonisë në 12 maj 2009. Presidentët Boris Tadiç i Serbisë, Filip Vujanoviç i Malit të Zi, Stipe Mesiç i Kroacisë dhe Bamir Topi i Shqipërisë ishin të ftuarit special në ceremoni.

"Programi im politik është i qartë," tha ai, duke u shprehur se do të punonte për antarësimin në NATO dhe BE, dhe për prosperitetin në vend. Ai tha se do të përpiqet për marrëdhëniet të mira me të gjithë fqinjët dhe vendet në rajon, dhe në veçanti me Greqinë.

"Ne ndajmë padyshim vlerat e përbashkëta evropiane, ëndërojmë të njëjtën ëndër evropiane," tha Ivanov.

Ai është autori i tre librave dhe studimeve të ndryshme në gjuhë të ndryshme po ashtu dhe pjesmarrës në seminare dhe simposiume.

Ivanov është i martuar dhe ka një fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004