![]() |
Valentin Inzko u bë Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje-Hercegovinë (BH) dhe Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në BH në 26 mars 2009.
Inzko pasoi Miroslav Lajcak në të dyja postet, mbasi Lajcak u caktua të bëhej ministër i jashtëm sllovak. Inzko është Përfaqësuesi i shtatë i Lartë në BH që kur u krijua ky post në vitin 1996 në kuadër të Marrëveshjeve të Paqes të Dejtonit.
Inzko lindi në vitin 1949 në Klagenfurt, Austri. Ai përfundoi një shkollë të mesme sllovene në Klagenfurt dhe studioi drejtësinë, serbo-kroatishten dhe rusishten në Universitetin e Graz ku ai morri një titull doktorature në drejtësi në vitin 1972. Inzko morri pjesë dhe u diplomua nga Akademia Diplomatike e Vjenës në vitin 1974.
Mbas diplomimit të tij, Inzko shërbeu si zëvendës-drejtor i në misionet e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP) në Ulan Bator, Mongoli (1974-1978) dhe në Kolombo, Sri Lanka (1978-1980).
Në vitin 1981, Inzko u bë pjesë e departamentit të Evropës Qëndrore, Lindore dhe Jugore dhe Kuakazit Jugor pranë ministrës së jashtme austriake për një periudhë prej një vit. Ai shërbeu më pas si atashe i medias dhe kulturor në ambasadën austriake në Beograd nga viti 1982 deri në 1986, dhe u caktua në misionin austriak në OKB deri në vitin 1989. Atë vit, Iznko u caktua zëvendës-drejtor i departamentit të medias dhe informimit pranë ministrës së jashtme austriake ku ai punoi deri në vitin 1990.
Inzko shërbeu më pas në këshillin kulturor të ambasadës austriake në Pragë deri në vitin 1996. Ndërkohë në Republikën Çeke, ai drejtori njëkohësisht misionin e OSBE-së në Novopazarski Sandzak në Serbi deri në fund të vitit 1993, dhe u bë drejtori themelues i Institutit Kulturor Austriak në Pragë.
Në vitin 1996, Inzko shërbeu si ambasador i Austrisë në BH deri në vitin 1999 kur ai u bë shefi i departamentit të Evropës Qëndrore, Lindore dhe Jugore dhe Kuakazit Jugor pranë ministrës së jashtme austriake.
Inzko u caktua ambasadori austriak në Slloveni në janar 2005. Ai po shërbente akoma në atë post deri në shkurtin e vitit 2009, kur ai u caktua të bëhej pasuesi i Lajcak si i dërguari kryesor ndërkombëtar dhe EUSR në BH.
Bordi i Drejtimit të Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) emëroi Inzko si Përfaqësuesi i Lartë gjatë një takimi në Sarajevë në 13 mars 2009. Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi unanimisht caktimin e Inzko në 25 mars, pa specifikuar një datë të përfundimit të mandatit të tij.
Në 26 mars, Inzko morri detyrën e tij si Përfaqësues i Lartë dhe premtoi të ndihmojë BH-në që të arrijë progres në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke zbatuar reformat e kërkuara nga BE.
Gjatë mandatit të Kristian Shvartz-Shilling të Gjermanisë (2006-mesi i 2007), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) desh u mbyll. Por me përkeqësimin e situatës politike në BH mbas zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit 2006, komuniteti ndërkombëtar shtyu planet e tij për të transformuar OHR në EUSR.
Inzko është i martuar dhe ka dy fëmijë.