![]() |
Gjeneral Brigade i SHBA-së Geri Hafman i Rojës Kombëtare të Misisipit mori përsipër komandan e Selisë Qëndrore (HQ) të NATO-s në Sarajevë nga Gjeneral Brigade amerikan Dejvid Injart gjatë një ceremonie në Kampin Butmir më 15 qershor 2011.
Lindur në qytetin e vogël rural të Hjustonit, Misisipi, Hafman u diplomua për ekonomitë bujqësore në Universitetin Shtetëror të Misisipit më 1973. Ai mori një gradë master në administrim biznesi dhe në studime strategjike përkatësisht nga Universiteti Ndërkombëtar Touro (2003) dhe nga Kolegji i Luftës i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (2008).
Pas diplomimit të tij nga kolegji më 1973, Hafman pati një karrierë të suksesshme në sektorin privat dhe publik si një partner në fermën e gjedhëve dhe bujqësore të familjes dhe në Shërbimin Postar të Shteteve të Bashkuara.
Më 1982, Hafman hyri në Ushtrinë e SHBA-së. Pas një shërbimi gjashtë-mujor si oficer i planeve të artilerisë në Brigadën e Blinduar të Veçantë të 155-të, Hafman u transferua në shkurt 1996 në Qëndrën e Operacioneve Taktike të Praparojës të Divizionit të 1-rë të Këmbësorisë. Në shtator 1996, ai u bashkua përsëri me Brigadën e Blinduar të Veçantë të 155-të, duke shërbyer njëkohësisht si oficer i mbështetjes së zjarrit, oficer i operacioneve ajrore dhe oficer i operacioneve.
Në janar 2009, Hafman u vendos në Irak për një herë të dytë, me Ekipin Luftarak të Brigadës së 155-të. Ai shërbeu si komandanti i njësisë së prapavijës së brigadës deri në kthimin e tij në prill 2010 dhe më pas si zëvendës/komandanti i saj deri në zgjedhjen e tij si komandant i HQ-së së NATO-s në Sarajevë, që filloi më 1 qershor 2011.
Duke marë përsipër detyrat e reja nga Injart gjatë një ceremonie të shkëmbimit zyrtar të komandës në Kampin Butmir, Hafman shprehu besim se vendet e Ballkanit "janë duke u përballur me një të ardhme të sigurtë dhe të qëndrueshme."
Hafman është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur.