Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Vladimir Filat

Kryeministër i Moldavisë

(Euobserver - 22/10/10; European Voice - 21/10/10; RFE/RL - 18/09/10; Euobserver - 10/06/10; BBC -- 17/03/10, 25/09/09; Official Website of the Government of Moldova)
photo

Vladimir Filat mori detyrën si kryeministër i Moldavisë më 25 shtator 2009, pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat Partia Liberal Demokratike (PLDM) e tij u shfaq si forca politike e dytë më e madhe në vend pas Partisë Komuniste (PCRM).

Votimi i 29 korrikut hapi rrugën për krijimin e një qeverie koalicioni, e quajtur Aleanca për Integrimin Europian (AIE), duke përfshirë Partinë Liberale (PL), Partinë Demokratike (PD) dhe Aleancën Moldavia Jonë (AMN). Të katër formacionet politikë fituan gjithsej 53 vende ndaj 48 të PCRM në parlamentin me 101 vende. Kjo i lejoi ata që të heqin komunistët e Presidentit të atëhershëm Vladimir Voronin nga pushteti pas qeverisjes tetë-vjeçare të tyre.

Filat zëvendësoi Kryeministrin e përkohshëm Vitali Pirlog, që shërbeu vetëm 11 ditë në detyrë.

Lindur më 6 maj 1969, në fshatin Lapushnë, pranë qytetit Hancesti, në jug të Kisinaut, Filat përfundoi Kolegjin Kooperativ në kryeqytetin moldav më 1990 dhe më pas studjoi për drejtësi në Universitetin Aleksandru Joan Kuza në qytetin Jasi, në Rumani.

Pas diplomimit të tij më 1994, ai u bë sipërmarrës, me veprimtari tregtare në të dy anët e kufirit gjatë katër viteve të ardhshëm. Gjatë asaj periudhe, ai mori shtetësinë rumune dhe u bashkua me Partinë Demokratike të Moldavisë më1997.

Pas kthimit të tij në Moldavi më 1998, Filat kryesoi Departamentin e Privatizimit dhe Administrimit të Pronësisë Shtetërore në Kisinau. Ai e mbajti atë detyrë deri në mars 1999, kur u emërua ministër i shtetit në qeverinë e qendrës së djathtë të Jon Sturza, e cila u rrëzua në dhjetor të të njëjtit vit. Nga 2000 deri më 2005 ai ishte sipërmarrës përsëri.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004