![]() Major General Erhard Drews[Getty Images] |
Gjeneral-Majori gjerman Erhard Drus mori komandën e KFOR-it më 9 shtator 2011, duke zëvendësuar bashkë-atdhetarin e tij, Gjeneral-Majorin Erhard Buehler. Ai u bë kreu i 16-të i forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë që prej vendosjes së saj në qershor 1999.
Drus lindi më 21 nëntor 1952 në Musen, në shtetin e Rinit Verior-Vestfalise në perëndim të Gjermanisë.
Ai filloi karrierën ushtarake të tij më 1971, kur u bashkua me Batalionin e 94-tërt të Paradës së Tankeve në Munster. Më 1975, ai u emërua udhëheqës i togës në Batalonin e 54-tërt të Tankeve në Volfhagen, ku kaloi shtatë vitet e ardhshme, duke shërbyer gjithashtu si oficer S2 dhe më pas si komandan i kompanisë. Më 1982, ai mori një detyrë si një oficer S3 në Selinë Qëndrore të Divizionit të 2-të të Këmbësorisë së Mekanizuar që gjendej në Kasel, Gjermania qëndrore.
Më 1983, Drus përfundoi Kursin e Komandantit të Ushtrisë dhe Oficerit të Shtabit të Përgjithshëm në Komandën Bundesvehr dhe Kolegjin e Shtabit të Përgjithshëm në Hamburg.
Ai u vendos në Koblenz më 1986, duke shërbyer fillimisht si një oficer G3 i shtabit me Korpusin e 3-të të Ushtrisë dhe më pas si Ndihmës i Shefit të Shtabit, Operacionet G3, në Brigadën e 34-tërt të Armatosur.
Pas një shërbimi dy-vjeçar në ministrinë gjermane të mbrojtjes si ndihmës/shef i degës së Planifikimit Ushtarak, Drus u kthey në Koblenz për të marë komandën e Batalionit të 343-të të Tankeve të vendosur atje.
Më 1992, u bë një lektor në Komandën Bundesvehr dhe në Kolegjin e Shtabit të Përgjithshëm në Hamburg.
Nga 1995 deri më 1997, Drus shërbeu në Dyseldorf si Shef i Divisionit, Ndihmës/Shef i Shtabit, G3, Operacionet me Komandën e III-të Qarkut Ushtarak/Divisionin e 7-të të Blinduar, pas të cilës kryesoi degën e Planifikimit të Bundesvehrit të ministrisë së mbrojtjes.
Ai po shërbente si komandant i Brigadës së 34-tërt të Blinduar në Diez në Lumin Lahn në dhjetor 2001, kur u dërgua në qytetin e Mostarit në Bosnjë dhe Hercegovinë si Shefi i Shtabit i Forcës së Posatçme Shumë-kombëshe Juglindore të SFOR-it. Pas kthimit të tij nga vendi ballkanik në maj 2002, u bë zëvendës/komandant i Divisionit të Mobilizuar Ajror në Veitshokaim.
Një vit më pas, Drus u emërua në Zyrën e Përgjithshme të Ushtrisë, ku punoi deri në gusht 2005, fillimisht si shef i divizionit dhe pastaj si shef i shtabit. Më pas, ai shkoi në qëndrën e transformimit të Bundesvehrit, përpara sesa të merrte komanden e Divizionit të Mobilizuar Ajror më 2009.
Disa ditë pas marrjes së detyrës nga Buehler më 9 shtator, Drus shkroi në faqen në internet të KFOR-it se forca e udhëhequr nga NATO do të vazhdojë "të ofrojë siguri për të gjithë popullin e Kosovës," duke punuar nga afër me autoritetet vendase dhe organizatat ndërkombëtare atje.
"Tani na takon të marrim hapat e tjerë të nevojshëm për të ruajtur transferimin gradual të përgjegjësive tek strukturat civile," shtoi ai.
Drus është i martuar dhe ka dy fëmijë.