![]() |
Gjenerali-Lejtnant francez Xavier Bout de Marnhac morri detyrën e tij si komandanti i KFOR më 31 gusht 2007, duke pasuar Gjeneral-Lejtnant Roland Kather. Ai është komandanti i dymbëdhjetë i forcës paqëruajtëse të drejtuar nga NATO në Kosovë që prej vitit 1999.
De Marnhac është lindur më 7 korrik 1951, në Trier, Gjermani. Ai është pranuar në akademinë ushtarake franceze të Saint-Cyr në vitin 1971 dhe zgjodhi të shërbejë në repartin e Koracerisë dhe Kavalerisë.
Si lejtnant dhe më pas kapiten, ai shërbeu në dy regjimente të ndryshëm të karocerisë së lehtë dhe komandoi një kompani zbulimi në regjimentin e katërt të Husarëve. Si kolonel, ai komandoi regjimentin e (tankeve) Mburojë 6/12. Për katër vite ai ishte shefi i ekipit i forcave të operacioneve speciale në regjimentin e parë të parashutistëve të infanterisë detare.
Midis viteve 1993 dhe 1996, de Marnhac ishte këshilltari i zbulimit pranë ministrit të mbrojtjes francez. Tre vite më vonë, ai hyri në agjencinë franceze të zbulimit (DGSE), duke shërbyer në fillim si zëvendës-drejtor dhe më pas nga viti 2000 në vitin 2004 si drejtor i operacioneve.
De Marnhac ka shërbyer në misione në shumë vende të botës -- Evropë, Lindje e Mesme, Azi Qëndrore dhe Afrikë. Ai përfundoi dy detyra në Gjermani dhe një vit komandë si dhe një kurs të shtabit të përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara.
De Marnhac u promovua si gjeneral brigade në vitin 2001, si gjeneral-major në vitin 2005 dhe gjeneral-lejtnant në vitin 2007.
Në vitin 2005, ai u caktua komandanti i shtabit të përgjithshëm Nr.2 të forcave të shpërndara të Nantes, Franca perëndimore, ku shërbeu deri në gusht 2007. Ndërkohë, ai ishte zëvendës-komandant i KFOR nga gusht 2005 deri në shkurt 2006.
De Marnhac merr postin e komandantit të KFOR gjatë një fazë kritike në bisedimet lidhur me të ardhmen e provincës të mbështetura nga ndërkombëtarët. Ai e morri detyrën nga Kather gjatë një ceremonie dorëzimi në Qytetin e Filmit, në Prishtinë, të kryesuar nga Admirali i Marinës së Shteteve të Bashkuara H.G. Ulrich III, Komandant i Komandës të Forcave të Përbashkëta Aleate të Napolit.
De Marnhac premtoi se 16,000 paqëruajtësit e NATO-s nën komandën e tij do të sigurojnë paqen në Kosovë gjatë gjithë negociatave dhe mbas mbarimit të tyre të pritur më 10 dhjetor.
"Nuk është roli im të spekulloj lidhur me procesin politik, por në rast se situata e sigurisë kërcënohet ne kemi plane dhe sipas nevojave ne do ti përdorim ato," u shpreh ai..
De Marnhac është i martuar dhe ka pesë vajza dhe katër nipër e mbesa.