![]() [Getty Images] |
Juristi belg Serge Bramertz mori detyrën e kryeprokurorit të krimeve të luftës në Hagë në 1 janar 2008. Ai pasoi Karla del Ponte të Zvicrës e cila u tërhoq pas përfundimit të termit të saj të dytë në detyrë. Ai u u bë kështu kryeprokurori i pestë i gjykatës së OKB që nga krijimi i saj në 1993.
Lindur në 17 shkurt 1962 në qytetin lindor belg, Eupen, Bramertz ka një gradë ligjore nga Universiteti i Luven-la-Nëvë, një gradë në kriminologji nga Universiteti i Liezhit dhe një PhD në ligjin ndërkombëtar nga Universiteti Albert Ludvig i Freiburgut, Gjermani.
Nga 1996 deri në 1997 ai shërbeu si nënprokuror, pastaj si nënkryeprokuror në gjykatën e shkallës së parë në qytetin e tij të lindjes, përpara se të emërohej zëvendës i prokurorit të përgjithshëm në gjykatën e apelit të Liezhit.
Nga 1997 në 2002, Bramertz ish prokuror federal i Belgjikës. Duke shërbyer në atë post, ai mbikqyri hetime e gjykime të shumta lidhur me krimin e organizuar, terrorizmin dhe shkeljet e ligjit humanitar ndërkombëtar. Ndërkohë, ai shërbeu si asistent shkencor e më pas profesor i ligjit në Universitetin e Liezhit.
Juristi belg dhe autori i botimeve të shumta mbi terrorizmin global, krimin e organizuar dhe korrupsionin, u bashkua pastaj me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) që u krijua në Hagë. Në shtator 2003, Bramertz u zgjodh nënprokuror i gjykatës, i ngarkuar për seksionin e hetimeve të zyrës së prokurorit.
Në janar 2006, Bramertz zëvendësoi magjistrin gjerman Detlev Mehlis si komisioner i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të OKB duke ekzaminuar vrasjen në shkurt 2005 të ish kryeministrit libanez Rafiq Hariri. Ai mbante ende këtë post në nëntor 2007 kur sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun e emëroi atë si pasues të del Ponte.
Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi emërimin e tij për një term katër vjet si kryeprokuror i ICTY në 28 nëntor 2007. Por ai vuri gjithashtu në dukje se qëndrimi i Bramertz mund të mbaronte më herët në qoftë se përmbusheshin objekitvat në strategjinë e kompletimit të gjykatës që parashikon mbylljen e gjykatës në 2010.
Në kohën kur ai zëvendësoi del Ponte, ICTY po kërkonte ende arrestimin e katër të paditurve të mbetur nga konfliktet e Ballkanit në vitet 1990: ish udhëheqësi serb boshnjak Radovan Karaxhiç, komandanti i tij ushtarak Ratko Mlladiç, ish komandanti i policisë serbe boshnjake Stojan Zuplajanin dhe udhëheqësi rebel kroat serb i kohës së luftës, Goran Haxhiç.
"Unë shpresoj se ata do të arrestohen shpejt. Arrestimi i të arratisurve është pjesë e mandatit tim dhe një nga përparësitë e mija,” tha Bramertz në një intervistë në mars 2008. “Karaxhiç, Mlladiç, Haxhiç dhe Zupljanin duhet të ndeshen me drejtësinë dhe gjykata duhet të ketë një mundësi për të kompletuar me sukses mandatin e vet. Kjo është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.”.