![]() |
Kryetari i Bashkisë së Sofies Bojko Borisov u betua si kryeministër i Bullgarisë në 27 korrik 2009 mbas fitores së bindshme të partisë së tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të 5 korrikut në vendin ballkanik. Ai pasoi Sergej Stanishev në këtë detyrë.
Borisov u lind në 13 qershor 1959 në qytetin e vogël të Bankia, 15km perëndim të Sofjes. Ai u diplomua në Shkollën e Lartë të Specializuar të Ministrisë së Brendshme në vitin 1982, me një diplomë në inxhineri për pajisjet dhe mbrojtjen kundër zjarrit, dhe me një gradë togeri.
Të njëjtin vit, Borisov ju bashkua ministrisë së brendshme, duke shërbyer si komandant toge dhe më pas si komandant kompanie në departamentin e zjarrit të drejtorisë së qytetit të Sofjes në ministri. Në 1985, ai u bë një lektor në Institutin e Lartë për Trajnimin e Oficerëve dhe Kërkimin Shkencor të ministrisë së brendshme, ku ai morri doktoraturën e tij mbasi mbrojti një tezë për Trajnimin Psiko-Fizik të Shtabit Operacional. Ai u largua nga ministria në vitin 1990.
Në shtator 2001, Borisov u caktua sekretar i përgjithshëm i ministrisë së brendshme dhe u promovua në gradën e kolonelit. Në vitin 2002, ai u gradua si gjeneral major dhe dy vite më vonë -- gjeneral lejtnant.
Ai u tërhoq nga detyra e sekretarit të përgjithshëm pak mbasi një koalicion i ri qeveritar tripalësh i drejtuar nga socialistët erdhi në fuqi në gushtin e vitit 2005 për të fituar zgjedhjet për kryetar bashkie të Sofjes, të njëjtin vit si një kandidat i pavarur. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e zakonshme të pushtetit vendor në 2007.
Ndërkohë, Borisov krijoi në dhjetor 2006 partinë e tij të qendrës së djathtë, Qytetarët për Bullgarinë Evropiane të Zhvilluar (GERB), duke u bërë drejtuesi i saj jozyrtar. Partia fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e para të Bullgarisë për Parlamentin Evropian (PE) në qershorin e vitit 2007 dhe përfundimisht ju bashkua Partisë Popullore Evropiane në shkurt 2008.
GERB doli e para përsëri në zgjedhjet për PE të qershorit 2009. Suksesi më i madh për partinë me një historik më pak se tre vjet erdhi në 5 korrik 2009, kur ajo arriti një fitore të bindshme në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë. Partia e Borisov fitoi 40% të votave, duke kaluar me më shumë se 20% partinë qeverisëse socialiste, me 116 nga 240 vendet në parlament.
Presidenti Georgi Parvanov i dha Borisov mandatin për të formuar qeverinë e re të Bullgarisë në 16 korrik dhe një javë më mbrapa, kryeministri i caktuar paraqiti propozimin e tij për një kabinet pakice.
Qeveria e tij u miratua nga parlamenti në 27 korrik, me 162 vota pro dhe 77 kundër, dhe një abstenim.
Duke folur para votimit para deputetëve, Borisov përmendi rritjen e të ardhurave për qytetarët bullgar, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformin e gjyqësorit dhe besimin e BE-së tek vendi i tij si prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
Borisov mban një rrip të zi në karate dhe është një lojtar i mirë futbolli dhe tenisi.
Babai i një vajze, Borisov është i divorcuar.