Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Emil Bok

Kryeministër, Rumani

(Burime të ndryshme)
photo

Emil Bok u betua si kryeministër i Rumanisë në 22 dhjetor 2008. Drejtuesi i Partisë Liberal Demokratike (PDL) u emërua në detyrë në 15 dhjetor, kur Teodor Stolozhan tërhoqi kandidaturën e tij, dy javë mbas zgjedhjeve të përgjithshme në vend të 30 nëntorit. Bok zëvendësoi drejtuesin e Partisë Liberal Kombëtare (PNL) Këlin Popesku Tëriçeanu, i cili drejtoi koalicionin qeveritar të qendrës së djathtë në Rumani mbas zgjedhjeve legjislative të nëntorit 2004.

Koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë midis partisë së Bok dhe Partisë Social Demokratike (PSD) të Mirçea Xhoanës u miratua me 324 vota pro dhe 115 kundër nga parlamenti dydhomësh prej 454 anëtarësh. PDL dhe PSD fitoi një shumicë parlamentare të kombinuar prej 70% në zgjedhje.

Bok ka lindur në fshatin e Rachitele, rrethi i Kluzhit, në 6 shtator 1966. Ai u diplomua në drejtësi në vitin 1995 dhe pastaj morri titullin e doktoraturës në shkencat politike dhe filozofi politike nga Universiteti Babes-Bolyai në Kluzh-Napoka në vitin 2000. Bok ka dhënë leksione mbi ligjin kushtetues dhe institucionet politike mbi sistemin politik rumun dhe liritë publike në Rumani, të gjitha në Universitetin Babes-Bolyai.

Ai ka qenë një anëtar i Shoqatës Amerikane të Shkencave Politike që prej vitit 1994 dhe i Shoqatës Rumune për Shkenca Politike që prej vitit 1999.

Karriera politike e Bok filloi në vitin 2000, kur ai u zgjodh si anëtar i parlamentit në emër të Partisë Demokratike (PD). Në vitin 2004, ai mundi politikanin nacionalist të krahut të djathtë Gheorghe Funar për tu bërë kryetari i bashkisë së Kluzh-Napoka, qyteti më i madh në vendlindjen e tij Transilvani, dhe u rizgjodh në këtë post në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të qershorit 2008 në Rumani.

Bok u zgjodh president ekzekutiv i PD-së në vitin 2003. Traian Bësesku i cili drejtonte partinë në atë kohë, fitoi zgjedhjet presidenciale të dhjetorit 2004 dhe Bok zëvendësoi atë në drejtimin e partisë. Në dhjetorin e vitit 2007, PD u bashkua me Partinë Liberal Demokratike për të formuar PDL dhe Bok drejtoi fraksionin e ri politik.

Bok shërbeu si kryetar i bashkisë së Kluzh-Napokës kur ai u pyet për të formuar qeverinë e re të Rumanisë. Duke folur para parlamentit para votimit të propozimit të tij për qeverinë një javë më mbrapa, ai premtoi reforma të mëtejshme ekonomike dhe reduktimin e zhpenzimeve buxhetare për tu përballur me impaktin e krizës ekonomike dhe financiare globale.

"Kriza nuk është një justifikim për të mos patur reforma," tha Bok. "Ne do të kemi një qeveri më të mbledhur që do të reduktojë kostot me 20%," shtoi ai, po ashtu siguroi ligjvënësit se kabineti i tij nuk "heziton të marri masa të forta, dhe po ashtu nuk do të sakrifikojë politikat e saj sociale për të lehtësuar efektet e ashpra të krizës".

Bok flet anglisht dhe frengjisht. Ai është i martuar dhe ka dy vajza.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004