Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Zhose Manuel Durao Baroso

President i Komisionit Evropian

(Faqja e internetit zyrtare portugeze, AFP, RFE/RL, AP, Reuters)
photo

Zhose Manuel Durao Barroso [Geti Imidžis]

Ish kryeministri portugez Hoze Manuel Barroso zëvendësoi Romano Prodin e Italisë si president i Komisionit Evropian (KE) në 1 nëntor 2004. Drejtuesit e shteteve anëtare të BE-së emëruan atë njëzëri për atë post në një mbledhje të posame në Bruksel në 29 qershor 2004, dhe Parlamenti Evropian e miratoi atë në 22 korrik 2004. Barroso është presidenti i 11 që prej vitit 1958.

Barroso u lind në Lisbonë në 23 mars 1956. Ai u diplomua në drejtësi në Universitetin e Lisbonës në vitin 1978 dhe morri titullin master në Shkencat Ekonomike dhe Sociale nga Universiteti i Gjenevës në Zvicër në 1981. Ai zotëron një diplomë nderi në Studimet Evropiane gjithashtu nga Universiteti i Gjenevës.

Para Revolucionit Karafil të Portugalisë të 25 prillit 1974, Barosso ishte një anëtar i Lëvizjes së Riorganizimit të Partisë Proletare të krahut të majtë, nga e cila u largua në vitin 1977. Tre vite më vonë, ai u bashkua me Partinë Social Demokrate Portugeze të qendrës së djathtë. Ai u zgjodh për herë të parë president i PSD në maj 1999, dhe është rizgjedhur në këtë post dy herë që prej atëhere. Po ashtu në vitin 1999, Barroso u zgjodh zëvendës-presidenti i Partisë së Popullit Evropian.

Barroso u vendos si sekretar i shtetit për punët e brendshme në kabinetin e kryeministrit Anibal Cavaco Silva në vitin 1985 në moshën 29 vjeçare. Në vitin 1987, ai u caktua sekretar i shtetit për punët e jashtme dhe bashkëpunimin dhe shërbeu si ndërmjetësi kryesor në bisedimet që çuan në armëpushimin e përkohshëm në luftën civile 15-vjeçare në vitin 1991. Në vitin 1992, Barroso u bë ministër i punëve të jashtme -- një post që e mbajti deri në vitin 1995.

PSD humbi zgjedhjet e vitit 1995, dhe Barroso, i cili fitoi një vend në parlament , drejtoi komisionin e punëve të jashtme të asamblesë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, PSD doli e para, por nuk arriti të grumbullonte një shumicë të pastër dhe krijoi një koalicion qeveritar me Partinë konservatore Popullore. Në 6 prill 2002, Barroso u emërua kryeministër.

Një reformues i shkurtimit të kostove, Barroso vendosi një program të rreptë për të ulur deficitin buxhetor të Portugalisë, që e bëri atë jopopullor në vendin e tij dhe u reflektua në rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të vitit 2004.

Në 29 qershor 2004, Barroso pranoi emërimin e tij për tu bërë presidenti i ardhshëm i KE në një moment sfidash të mëdhaja për Bashkimin.

Përveç gjuhës së tij të lindjes portugalisht, Barroso flet rrjedhshëm anglisht, frengjisht dhe spanjisht.

Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004