Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Atifete Jahjaga

Presidente e Kosoves

(The Economist, Deutsche Welle - 08/04/11; AFP, DPA, CNN - 07/04/11; Official Website of the President of Kosovo)
photo

Atifete Jahjaga[Getty Images]

Atifete Jahjaga mori detyrën si presidente e Kosovës më 7 prill 2011, pas një marrëveshje ndërmjet aleancës në pushtet të vendit dhe opozitës kryesore. Ajo zëvendësoi Behgjet Pacollin, emërimi i të cilit u anullua më 22 shkurt nga gjykata kushtetuese rreth pesë javë më vonë, duke shkaktuar një krizë politike.

Një oficere e nivelit të larte e policisë pa asnjë lidhje me ndonjë nga partitë politike të vendit, Jahjaga u emërua kandidatja presidenciale e re ditën përpara sesa u zgjodh në funksion nga parlamenti me 120 vende i Kosovës, me mbështetjen e 80 prej 100 ligjvënësve të pranishëm në seancë.

E lindur më 20 prill 1975 në qytetin perëndimor të Gjakovës të Kosovës, Jahjaga u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 2000. Ajo mori një çertifikatë pasuniversitare në administrimin e politikës dhe drejtësinë penale nga Universiteti Leiçester, në Mbretërinë e Bashkuar, më 2007.

Në të njëjtin vit, ajo ndoqi një program të çertifikimit pasuniversitar në shkencën penale në Universitetin e Virginias, në SHBA. Jahjaga gjithashtu ndoqi program profesional dhe kërkimor në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C Marshall në Gjermani, në Akademinë Kombëtarë të FBI-së dhe në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Në kohën e zgjedhjes së saj, ajo vazhdonte studimet e saj për një gradë Master në marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës.

Jahjaga ka shërbyer në policinë e Kosoves që prej krijimit të saj më 2000. Duke nisur si një police në fillim, ajo pati funksione të ndryshme me përgjegjësi në rritje gjatë viteve deri në shkurt 2009, kur u emërua zëvendës/drejtoreshë e përgjithshme e policisë së Kosovës.

Ajo ishte duke shërbyer akoma në atë funksion kur u emërua si pasuese e Pacollit më 6 prill, si një kandidate e partisë kryesore të opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Duke iu drejtuar parlamentit menjëhere pasi u betua si president më 7 prill, Jahjaga premtoi të përqëndrojë përpjekjet e saj në arritjen e qëllimit të pranimit të Kosovës në BE dhe një të ardhme më të mirë për vendin e saj.

"Ideali i Kosovës është antaresimi në BE dhe një miqësi e përhershme me Shtetet e Bashkuara. Besoj dhe jam e bindur se ëndrrat tona do të realizohen," tha ajo.

Jahjaga flet anglisht dhe serbisht.

Ajo është e martuar dhe jeton në Prishtinë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004