Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Kethrin Eshton

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së dhe Zëvendës/Presidentja e Komisionit Europian

(BBC - 06/12/10; EurActiv - 03/12/09; New Europe - 02/12/09; new Europe - 26/11/09; Reuters, BBC, Telegraph, EurActiv - 20/11/09; Guardian, Swedish EU Presidency - 19/11/09; EU, European Parliament)
photo

Politikania britanike Kethrin Eshton mori detyrën si Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së më 1 dhjetor 2009, data e hyrjes në fuqi e Traktatit të Lisbonës të Bashkimit.

Ajo u emërua në një nga dy funksionet më të larta të krijuara sipas marrëveshjes gjatë një takimi të nivelit të lartë jo-zyrtar të udhëheqësve të bllokut prej 27 vendesh më 19 nëntor të të njëjtit vit.

Lindur në 20 mars 1956 në Aphollënd, Mbretëria e Bashkuar, Eshton është diplomuar për ekonomi nga Universiteti i Londrës.

Pasi shërbeu për gjashtë vjet si zëvendës/kryetare e Fushatës për Çarmatimin Bërthamor më 1983, ajo kryesoi Biznesin në Komunitet, një organizatë që përqëndrohet në politikën e brendshme britanike. Ajo u largua nga ai funksion më 1989 për të punuar si një këshilltare politike e pavarur.

Një anëtare e Partisë Laburiste, ajo u bë një anëtare për jetë e dhomës së lartë të Parlamentit britanik më 1999, me kërkesë të Kryeministrit të atëhershëm Toni Bler.

Nga 2001 deri më 2006, Eshton shërbeu si ministre në departamentin për arsimin dhe aftësitë, departamentin për çështjet kushtetuese dhe më pas në ministrinë e drejtësisë. Ajo më pas u bë një këshilltare e monarkut në maj 2006, përpara sesa të emërohej si Kryetare e Dhomës së Lordëve.

Në tetor 2008, Eshton u bashkua me Komisionin Evropian (KE), duke zëvendësuar Peter Mandelson të Britanisë si komisioner i tregtisë i BE-së.

Pas emërimit të saj si Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së ajo u bë automatikisht edhe e caktuara si zëvendës/presidente e KE-së gjithashtu, sipas Traktatit të Lisbonës.

"Puna si me Këshillin [Evropian] dhe Komisionin do të jetë një sfidë dhe të jesh personi i parë që e mban ndonjëherë këtë funksion do të jetë një sfidë," tha ajo.

Eshton është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004