Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Marti Ahtisari

I Dërguari i Posaçëm i OKB-së për Kosovën

(UN, UNOSEK, Faqja Zyrtare e Internetit të Presidencës Finlandeze)
photo

[Getty Images]

Ish presidenti finlandez Marti Ahtisari u caktua i dërguari i posaçëm i OKB-së për procesin politik e caktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës më 14 nëntor 2005.

Ahtisari është lindur në 23 qershor 1937 in Vipuri, Finlandë. Ai u diplomua nga Universiteti i Oulu, Finlandë në vitin1959. Tre vite më vonë, atij ju dha një titull doktorature nderi.

Ahtisari ju bashkua ministrisë së punëve të jashtme finlandeze në vitin 1965, duke shërbyer në poste të ndryshme në Byronë e saj për Bashkëpunim Teknik gjatë shtatë viteve të ardhshme, duke përfshirë poste si ndihmës drejtor nga viti 1971 në vitin 1972. Ai u caktua më pas si zëvendës-drejtor i Departamentit të ministrisë për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar, një post që ai mbajti deri në vitin 1973. Ndërkohë, ai ishte gjithashtu një anëtar i një grupi këshillues qeveritar mbi çështjet tregtare dhe industralizimin e vendeve të zhvilluara.

Nga viti 1973 në vitin 1976, Ahtisari shërbeu si ambasadori i Finlandës në Tanzani. Në vitin e fundit të mandatit të tij tre vjeçar, ai u akreditua gjithashtu në Zambia, Somali dhe Mozambik, dhe shërbeu si një anëtar i Senatit të Institutit të OKB-së për Namibinë. Në vitin 1977, ai u caktua Komisioner i OKB-së për Namibinë. Ai e mbajti atë post deri në vitin 1981, duke shërbyer si përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për këtë vend.

Nga viti 1984 deri në 1986, Ahtisari ishte nënsekretar i shtetit në ministrinë finlandeze të punëve të jashtme, ku ai mbikqyri bashkërendimin e zhvillimit ndërkombëtar. Ai shërbeu gjithashtu si guvernator për Finlandën në Bankën Afrikane të Zhvillimit, Bankën Aziatike të Zhvillimit, dhe Bankën Inter-Amerikane të Zhvillimit, po ashtu dhe për Fondin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë. Gjatë së njëjtës periudhë, ai drejtori Bordin e Drejtorëve të Fondit Finlandez të Industrializimit për vendet e zhvilluara.

Nga 1 janari 1987 deri në 30 qershor 1991, Ahtisari shërbeu si nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për administrim dhe manaxhim. Ndërkohë, midis viteve 1989 dhe 1990, ai përsëri ishte përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Namibinë dhe drejtoi operacionin e OKB-së (UNTAG) në atë vend. Ai u kthye në ministrinë e jashtme finlandeze në korrik të vitit 1991 si sekretar shteti.

Nga fillimi i shtatorit të vitit 1992 deri në mesin e prillit të vitit 1993, Ahtisari drejtoi grupin e punës të Bosnje-Hercegovinës të Konferencës Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë. Nga fillimi i korrikut të vitit 1993, ai shërbeu për katër muaj si Këshilltar i Posaçëm në Konferencën Ndërkombëtare mbi ish-Jugosllavinë dhe për përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ish-Jugosllavinë.

Ahtisari fitoi zgjedhjet presidenciale të shkurtit të vitit 1994 në Finlandë si kandidati i Partisë Social Demokratike në vend. Ai shërbeu si president i Finlandës nga 1 mars 1994 deri në 1 mars 2000.

Me mbarimin e detyrës, Ahtisari themeloi një OJF, Iniciativa e Menaxhimit të Krizave, bordin e të cilës ai e drejton. Në vitet e tij mbasi ishte president ai bashkëdrejtoi Institutin EastWest me qendër në Nju Jork (deri në shtator 2005), anëtar i grupit të bashkuar të këshilltarëve të Institutit të Shoqërisë së Hapur dhe Fondacioneve Soros, dhe Kryetar i Fondacionit të Fëmijëve të Ballkanit dhe Rinisë dhe të Këshillit të Veprimit Global të Fondacionit të Rinisë Ndërkombëtare. Deri në vitin 2003 ai ishte gjithashtu një anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Elektorale (IDEA) dhe deri në vitin 2004 kryetar i Grupit të Krizës Ndërkombëtare me qendër në Bruksel.

Në vitin 2005, Ahtisari drejtoi negociatat për paqe midis Lëvizjes Aceh i Lirë dhe qeverisë indoneziane. Marrëveshja e arritur në gushtin e të njëjtit vit i dha fund konfliktit të armatosur 30-vjeçar në rajonin e Aceh të Indonezisë.

Tre muaj më vonë, Ahtisari u caktua i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e procesit të Kosovës.

Mbas një periudhe disa javore diplomacie, filluan më 20 shkurt 2006 në Vjenë bisedimet direkte midis zyrtarëve serb dhe shqiptar të Kosovës. Negociatat nuk arritën të prodhonin një marrëveshje pasi të dyja palët mbetën "diametralisht kundër" në qëndrimet e tyre. Në 26 mars 2007, Ahtisari i prezantoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së propozimin e tij për një zgjidhje, duke i dhënë Kosovës pavarësinë ndërkombëtare të mbikqyrur.

Shumica shqiptare etnike e Kosovës e pranoi planin, por Serbia e refuzoi menjëherë atë, duke bërë thirrje për negociata të mëtejshme. Duke mbështetur qëndrimin e Beogradit, Rusia bllokoi një vendim të Këshillit të Sigurimit që mbështet propozimet e Ahtisari për një zgjidhje dhe u krijua një trojkë BE-SHBA-Rusi për të drejtuar bisedime të reja midis Beogradit dhe Prishtinës. Negociatat përfunduan në 10 dhjetor 2007, përsëri pa një marrëveshje.

Përfundimisht, Kosova miratoi një shpallje të njëanëshme të pavarësisë në 17 shkurt 2008, duke shprehur zbatimin e planit të Ahtisarit.

Përveç gjuhës finlandeze që e zotëron nga lindja, Ahtisari flet gjithashtu suedisht, frengjisht, anglisht dhe gjermanisht.

Ai është i martuar dhe ka një djalë.