![]() |
Gjeneral-Major i SHBA-së Riçard Uightman Jr. morri detyrën e përfaqësuesit të lartë ushtarak në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s në Bosnje-Hercegovinë (BH) nga Gjeneral Brigade i SHBA-së Louis Ueber më 6 tetor 2006.
I lindur në Ualtham, Masaçusets, Uightman u diplomua në histori në Kolegjin Shtetëror të Framingham dhe morri një Diplomë Masteri në Artin dhe Shkencën Ushtarake nga Kolegji i Shtabit të Përgjithshëm të Komandës Ushtarake të SHBA-së. Ai është diplomuar në Kursin e Avancuar të Oficerëve Inxhinierë, Kolegjin e Shtabit të Përgjithshëm dhe në Komandën e Ushtrisë dhe Kolegjit të Ushtrisë Luftarake.
Ai u rekrutua në Këmbësorinë e Parashutistëve në qershor 1968 dhe 14 muaj më vonë u emërua Toger i Dytë Inxhinier. Uightman shërbeu si drejtues toge dhe Asst S-3 në Batalionin e 18 të Inxhinierisë (BI) në Fort Devens, Masaçusets, para se të shkonte në Vietnam ku shërbeu në pozicionet e komandës dhe personelit në Grupin e Transportimit të 48 dhe në Shërbimin e Mbështetjes të Luftimit 91 (BI). Ai pastaj u lirua nga detyra aktive në korrik të vitit 1972.
Ai ju bashkua BI Inxhinier 101 të Divizionit Janki 26 (Garda Kombëtare e Ushtrisë të Masaçusets) në shtator të vitit 1974 dhe u zgjodh më pas për të përfaqësuar Gardën Ushtarake në një Studimi të Grupit të Sistemeve të Kompensimit të Rezervës dyvjeçar në OSD në Pentagon.
Mbasi përfundoi Komandën Ushtarake të SHBA-së dhe Kolegjin e Shtabit të Përgjishëm në Fort Leavenuorth, Uightman ju bashkua BI e Punëve Civile 418 të Kansas Citi, Misuri, duke u bërë komandanti i njësisë 18 muaj më vonë. Ai u largua më pas për Kolegjin e Luftës të Ushtrisë të SHBA-së dhe mbas diplomimit u kthye në zonën e Kansas Citit si Oficer i Operacioneve të Logjistikës të Grupit të 917 të Trupave të Mbështetjes, duke marrë komandën e njësisë në korrik 1991.
Tre vjet më vonë, ai ju bashkua Komandës të Zonës Ushtarake të Arenës 19 (TAACOM) në Des Moines, Ioua, si oficer i Operacioneve, Planeve dhe Sigurisë. Ai shërbeu më vonë si Ndihmës-Shefi i Personelit në TAACOM 310, Fort Belvoir, Virxhinia, para se të bëhej Zëvendës-Komandant Gjeneral për Mobilizimin në Shtabin e Përgjithshëm, Komanda e Manaxhimit të Trafikut Ushtarak në Falls Church, Virxhinia korrik 1996.
Në korrik 1998, ai ju bashkua personelit ushtarak si Zëvendës Asistenti i Shefit për Logjistikën (Mobilizimi dhe Trajnimi) në Zyrën e Zëvendës-Shefit të Personelit për Logjistikën në Pentagon. Një vit më vonë, Uightman morri pozicionin e gjeneral komande të Komandës së Transportit 143 në Orlando, Florida, ku ai shërbeu deri në zgjedhjen e tij si Ekzekutiv Ushtarak i Bordit të Forcave Policore të Rezervës dhe Këshilltar Ushtarak i Kryetarit, RFPB, në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes në shkurt 2001. Tre vjet më vonë, ai u bë Zëvendës-Komandanti i Qendrës së Bashkuar të Luftës/Zëvendës Trajnues i Forcave të Bashkuara (J-7), Komanda e Forcave të Bashkuara të SHBA-së, Sufolk, Virixhinia.
Pasi morri detyrën nga Ueber më 6 tetor 2006, Uightman deklaroi se prioritetet e tij janë arrestimi i gjashtë të arratisurve të krimeve të luftës të cilët akoma kërkohen nga Haga dhe vazhdimi i reformave të mbrojtjes në BH.
Uightman është i martuar dhe ka pesë fëmijë.