![]() Genjerali i Brigadës amerikan Luis Ueber. [Fotografi nga Antonio Prlenda për SETimes] |
Genjerali i Brigadës amerikan Luis Ueber filli punën si Përfaqësuesi i Lartë Ushtarak i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s në Sarajevë (NHQ Sarajevë) në 31 gusht 2005. Ai zëvendësoi Gjeneralin e Brigadës amerikan Steven P. Shok i cili shërbeu si komandati i nëntë dhe i fundit i SFOR para transferimit të funksioneve të forcës drejtuese të NATO-s tek EUFOR në 2 dhjetor 2004.
Ueber është diplomuar në menazhim nga Universiteti A&M i Teksasit dhe zotëron një diplomë masteri në çështjet e sigurisë kombëtare nga Shkolla Pasuniversitare Detare. Edukimi i tij ushtarak përfshin Shkollën e Komandës të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kolegjin Ushtarak të Luftës (Universiteti i Xhorxhtaun).
Ueber u emërua oficer i mjeteve të koracuara nga Universiteti A&M i Teksasit pasi u diplomua si student pasuniversitar i dalluar ushtarak në dhjetor 1975. Nga 1976 në 1979 ai ishte në Gjermani duke shërbyer në pozicione të ndryshme të trupave të kalorësisë në skuadronin e parë, në regjimentin e dytë të forcave të kalorësisë të koracuara. Pas një kursi të avancuar për oficerët e këmbësorisë, Ueber shërbeu në Fort Hud, Teksas nga 1980 në 1983, duke drejtuar shtabin e përgjithshëm të kompanisë, batalionin e tretë, kompaninë e gjashtëdhjetë e shtatë të koracuar dhe Delta, batalionin e dytë, gjashtëdhjetë e shtatën të koracuar, batalionin M-1 të parë funksional të ushtrisë.
Si major, Ueber shërbeu në Gjermani përsëri nga 1988 në 1991, fillimisht si një vëzhgues/kontrollues në Qendrën e Trajnimit të Manovrave të Luftës dhe pastaj si oficer i operacioneve për skuadronin e tretë, regjimentin e dytë të kalorësisë të koracuar. Ai shërbeu në këtë pozitë gjatë Operacioneve të Mbrojtjes së Shkretëtirës dhe Furtunës në Shkretëtirë në 1991, pas të cilës ai u caktua si oficer ekzekutiv i skuadronit.
Përgjatë shërbimit si komandant i skuadronit të parë, të regjimentit të dytë të kavalerisë së koracuar në Fort Polk, Luisiana nga 1994 në 1996, Ueber u dërgua në Haiti në 1995 për të mbështetur operacionet paqëruajtëse të OKB-së. Duke drejtuar brigadën e dytë, divizionit e tretë të këmbësorisë në Fort Stewart Xhorxhia, nga 1999 në 2001, ai u dërgua në BiH në mbështetje të Forcës së Stabilitetit të NATO-s dhe më vonë komandoi Grupin e Operacioneve nga 2002 në 2003 në Qendrën Kombëtare të Trajnimit. Më pas, ai shërbeu si komandanti ndihmës i divizionit për mbështetjen në divizionit e tretë të këmbësorisë nga 2002 në 2003.
Në 2003 Ueber u dërgua në mbështetje të operacionit Liria e Qëndrueshme dhe operacionit Liria e Irakut.
Midis detyrave të forcave të koracuara dhe trupave të kalorësisë, Ueber ka shërbyer në pozita të ndryshme si oficer i jashtëm i zonës së lindjes së mesme, student në Shkollën e Shtabit Maroken, një vëzhgues ushtarak i OKB-së në Liban dhe në Sinai, projektues politik-ushtarak në shtabin e ushtrisë dhe projektues politik-ushtarak në shtabin e përbashkët. Ai gjithashtu punoi pranë Kongresit në Uashington nga 1992 në 1993.
Ueber u emërua si Përfaqësues i Lartë Ushtarak i NATO-s në BiH kur shërbente si drejtor trajnimesh, zëvendës shef i shtabit (G-3) në shtabin e ushtrisë në Uashington DC.
Në një intervistë në mes të shtatorit 2005, Ueber nënvizoi se prioritetet e NATO-s në BiH përfshijnë përfundimin e suksesshëm të reformave të mbrojtjes dhe nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë të akuzuarve për krime lufte. Ai theksoi se NHQ në Sarajevë luan gjithashtu një rol kundër terrorizmit.
Medaljet e Ueber përfshijnë Legjioni i Meritës (me tre OLC) Medaljen e Yllit të Bronztë, Medaljen e Shërbimit të Merituar të Mbrojtjes, Medaljen e Shërbimit të Merituar (me gjashtë OLC), Medaljen e Lavdërimit të Shërbimit të Përbashkët, Medaljen Ushtarake të Lavdërimit, Medaljen e Forcave të Armatosuara, Medaljen e Forcave të Shërbimit të Armatosur, Medaljen e Shërbimit në Azinë Jugperëndimore, Medaljen e OKB-së dhe Medaljen e NATO-s.
Ueber është i martuar dhe ka dy fëmijë.