Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Gjeneral Major Ignacio Martin Villalain

Komandant i EUFOR, Bosnje-Hercegovinë

(EUFOR - 05/12/07; AFP, DPA, Xinhua - 04/12/07)
photo

Gjenerali Major spanjoll Ignacio Martin Villalain zëvendësoi Nënadmiralin gjerman Hans-Jochen Witthauer si shef të forcës prej 2,500 ushtarësh të EUFOR në Bosnje-Hercegovinë (BH) më 4 dhjetor 2007. Ai është komandanti i katërt i forcës që kur BE morri detyra paqëruajtëse në BH nga NATO në dhjetor të vitit 2004.

Villalain u lind në 13 maj, 1947 në Burgos, Spanjë. Ai filloi karrierën e tij ushtarake në vitin 1968, kur ai ju bashkua Akademisë së Përgjithshme Ushtarake. Katër vite më vonë, ai u promovua në postin e togerit të këmbsorisë.

Mbas një shërbimi dy-vjeçar në një batalion malor dhe, më pas, në legjionin spanjoll në ish-Saharën spanjolle, Villalain u promovua në postin e kapitenit në vitin 1976 dhe u caktua në Akademinë e NCO në Tremp, veriperëndim të Spanjës, si instruktor i ushtrisë.

Në vitin 1980, ai u transferua në Shkollën Malore në qytetin verilindor të Jaca, ku ai shërbeu si komandant i kompanisë deri në vitin 1986.

Të njëjtin vit, Villalain ju bashkua Kolegjit të Shtabit dhe u promovua në major. Ai kaloi më pas tre vite duke punuar në zyrën e politikave të ministrisë së mbrojtjes spanjolle.

Në vitin1992, ai mbaroi dy turne pune si mbikqyrës ushtarak. I pari, për 10 muaj, ishte në El Salvador. I dyti, dy muaj turne në ish-Jugosllavi.

Mbas promovimit të tij si toger kolonel, Villalain u caktua G-4, ose asistent shef i Shtabit, të Forcës së Reagimit të Shpejtë Spanjoll (FAR) në vitin 1994. Vitin pasues, ai hyri në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së në Carlisle, Pensilvania dhe më vonë në personelin e shtabit të mbrojtjes spanjolle.

Nga prilli deri në gusht 1997, Villalain drejtoi celulën e planifikimit të misionit humanitar dhe ushtarak shumëkombësh të mandatuar nga OKB në Shqipëri, i pagëzuar Operacioni Alba. Dy muaj më vonë, ai morri komandën e batalionit malor "Pirene" të Spanjës. Ai shërbeu në këtë post deri në korrik të 1998, kur ai u promovua si kolonel.

Villalain u caktua Zëvendës i Shtabit të Komandës Operacionale Tokësore të Shtabit të Ushtrisë Spanjolle në nëntor 1998. Ai mbeti në këtë detyrë deri në dhjetor të 2000, kur ai morri komandën e regjimentit malor "66 Amerika" të vendit të tij. Ai përfundoi detyrën e tij në dhjetor të 2002 dhe një muaj më vonë ai u largua për në Kosovë, ku ai shërbeu si G-4 [Asistent Shefi i Shtabit] në seli qendrore të KFO në Prishtinë deri në qershor të 2003.

Villalain u caktua pastaj shef i ekipit koordinues spanjoll i Komandës Qendrore të SHBA-së në Tampa, Florida.

Mbas promovimit të tij në brigadier gjeneral në dhjetor të 2003, ai u caktua Komandant i Akademisë së Përgjithshme Ushtarake në Zaragoza.

Villalain, u promovua në gjeneral major në dhjetor 2006, ishte Komandant Ushtarak i Barcelonës dhe Tarragona para se ai të merrte detyrën e komandantit të EUFOR.

Pasi ai morri detyrat e reja në 4 dhjetor 2007, Villalain u shpreh se do të punojë për progres të mëtejshëm në arritjen dhe mbajtjen e një ambjenti të sigurt në BH, në mënyrë që vendi të eci përpara në rrugën drejt integrimit evropian.

"Ka akoma shumë punë për të bërë," tha gjenerali spanjol mbas ceremonisë së dorëzimit të pushtetit në kampin e Butmir në Sarajevë. "EUFOR do të jetë prezent në vend. Ai do të mbajë një kapacitet për të ndërhyrë shpejt kur është nevoja dhe ti përgjigjet me gatishmëri çdo kërcënimi të mundshëm ndaj sigurisë."

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004