Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Xhuzepe Valoto

Komandant i KFOR-it

(Faqja e KFOR-it në ueb)
photo

Gjenerallejtnanti Komandant i KFOR-it Xhuzepe Valoto mori detyrën e tij më 1 shtator 2005, duke pasuar Gjenerallejtnantin Iv de Kermabon. Ceremonia e Ndryshimit të Komandës u zhvilluar në selinë qëndrore të KFOR-it në Prishtinë.

Valoto lindi më 1946 në Venecia, Itali. Ai ndoqi Akademinë Ushtarake Italiane në Modena dhe u emërua si Lejtnant i Dytë i Këmbësorisë më 1968. Ai ka një diplomë universitare në shkencat strategjike.

Pas Kurseve Bazë dhe të Avancuar në Kolegjin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane (1980-81; 1984-85), Valoto u punësua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Italiane – Divizioni G1 (1985-1987).

Përvoja komanduese e Valotos përfshin Komandant i Batalionit të 20-të Tankist "M.O. Pentimalli" në Legnano (1987-1989), Komandant i Qarkut Ushtarak i Torinos (1991-1992), Komandant i Brigadës së Blinduar “Ariete” të 132-të (mars 1997- korrik 1999), Komandant i Brigadës Shumëkombëshe të Veriut në Sarajevë (tetor 1998-prill 1999), Komandant i Akademisë Ushtarake Italiane (1999-2001) dhe Zëvendëskomandant i Korpusit Aleat të Reagimit të Shpejtë në Rheindahlen, Gjermani, nga 31 korrik 2001 deri më 16 korrik 2004.

Më 2003, Valotos iu dha titulli Komendatore nga Presidenti italian Karlo Azelio Çampi.

Nga 24 korrik 2004 deri më 30 gusht 2005, ai shërbeu si kreu i Departamentit Personal të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Romë. Ai është komandanti i dhjetë i KFOR që prej vendosjes së tij në Kosovë.

Valoto është i martuar me një djalë dhe një vajzë.