Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Boris Trajkovski

President i Republikës së Maqedonisë

(The Economist - 20/11/99; Përmbledhje për Europën Qendrore - 22/11/99; Grupi i Krizave Ndërkombëtare Raporti i Ballkanit Nr.109, Çështja Maqedonase: Reformë apo Rebelim - 05/04/01; President i Republikës së Maqedonisë)
photo

Boris Trajkovski, 45, u ëmerua si Presidenti i dytë i Republikës së Maqedonisë më 15 dhjetor 1999, duke pasuar Kiro Gligorovin. Përpara fillimit të presidencës, ai kishte shërbyer si Zëvendësministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e qendrës së djathtë së Ljubço Georgievskit, kryeministri i tanishëm i vendit. Trajkovski, një jurist i treinuar, ka dallimin e pazakonshëm të të qënit një prift protestant Metodist në një vend të mbizotëruar ortodoks dhe musliman. Ai hoqi dorë prej komunizmit dhe ortodoksisë ndërsa studjonte teologji në Shtetet e Bashkuara, duke u kthyer në vendin e tij për t'u bashkuar me rradhët e bashkësisë së vogël protestante në Maqedoni. Shumë analistë spekullojnë se e kaluara e Trajkovskit mund të jetë shumë e përshtatshme për t'u marrë me çështjen më shqetësuese në Maqedoni: ruajtjen e paqes ndërmjet pakicës më të madhe etnike të republikës dhe shumicës sllave etnike.

Megjithëse retorika pro-europiane dhe kundër-komuniste e Trajkovskit, është në rezonancë të mirë si me votuesit maqedonas etnikë edhe me shqiptarët etnikë, besohet gjerësisht se shqiptarët etnikë ishin forca shtytëse pas fitores së Trajkovskit në raundin e dytë kundër Tito Petkovskit, kandidatit presidencial Social Demokrat, fitues në raundin e parë. Ndërsa Social Demokratët vendosën për një linjë të ashpër ndaj ankesave shqiptare, Trajkovski, partia e të cilit kishte qënë në aleancë me partinë më të madhe shqiptare në vend që më 1998, bëri vërejtje më të moderuara në lidhje me kërkesat e grupeve të pakicës. Pak përpara raundit të dytë të zgjedhjeve, udhëheqësi shqiptar Arbën Xhaferi u bëri thirrje mbështetësve të tij të zgjidhnin Trajkovskin, duke mbështetur në mënyrë të efektshme konkurrencën e tij presidenciale.

Përplasjet ndërmjet forcave maqedonase dhe luftëtarëve shqiptarë etnikë e kanë prezantuar Trajkovskin me një situatë sfiduese. Komandanti i shtabit duhet të ecë në një linjë të hollë ndërmjet kërkesave konfliktuese të partisë së tij, Organizata e Madhe Revolucionare Maqedonase - Partia Demokratike për Bashkimin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), përbërës të të cilës janë votuesit nacionalistë të krahut të djathtë dhe shqiptarëve etnikë të pakënaqur, të cilët ndihen përgjegjës për zgjedhjen e tij dhe që meritojnë mbështetjen e tij.

Trajkovski, i cili ka lindur në Strumicë, Maqedoni, është i martuar dhe ka dy fëmijë.