Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Sulejman Tihiç

anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës

(Faqja zyrtare në ueb)
photo

Sulejman Tihiç u bë anëtar i presidencës tre-palëshe të Bosnje-Hercegovinës (BiH) më 28 tetor 2002, pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend më 5 tetor 2002. Duke përfaqësuar bashkësinë muslimane të vendit, Tihiç dhe dy anëtarët e tjerë të presidencës së përbashkët, kroati i Bosnjës Dragan Çoviç dhe serbi i Bosnjes Mirko Saroviç, u zgjodhën me votim të drejtpërdrejtë të përgjithshëm për një mandat katër-vjeçar, duke zëvendësuar Beriz Belkiç, Jozo Krizanoviç dhe Zivko Radisiç.

Tihiç është udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, e themeluar më 1990. Ai e fitoi vendin në presidencë me 37.3 përqind të votave boshnjake, duke mposhtur kundërshtarët kryesorë të tij Haris Silajxhiç and Alija Behmen.

Lindur në Bosanski Samac më 26 nëntor 1951, Tihiç është diplomuar nga departamenti i drejtësisë i Universitetit të Sarajevës. Nga viti 1975 deri më 1983 ai shërbeu si gjyqtar dhe prokuror publik në qytetin e tij të lindjes dhe më pas si avokat deri më 1992.

Gjatë luftës së viteve 1992-1995 në BiH, Tihiç u mbajt për rreth tre muaj në kampet burgje të drejtuara nga forcat serbe të Bosnjes në Bosanski Samac, Bërçko, Bijeljina, Batajnica dhe Sremska Mitrovica.

Nga viti 1994 deri më 1996, Tihiç shërbeu si kreu i departamentit konsullor në ambasadën e BiH-së në Gjermani. Më pas, ai punoi deri më 1999 si këshilltar i Ministrit të Jashtëm të BiH-së mbi çështjet konsullore.

Tihiç ishte anëtar i parlamentit të Republikës Sërbska nga 1996 deri më 2002, duke shërbyer gjatë dy viteve të fundit si zëvendëskryetar i tij. Më 2001, Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BiH e emëroi ata si anëtar të komitetit parlamentar mbi çështjet kushtetuese.

Tihiç është i martuar dhe ka dy djem e një vajzë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004