Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter | .

Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Konstantinos (Kostis) Stefanopulos

President i Republikës së Greqisë

(Agjencia e Lajmeve e Athinës)
photo

Konstantinos Stefanopulos fillimisht u zgjodh president i Republikës së Greqisë më 1995 dhe u rizgjodh më 8 shkurt 2000.

Ai lindi në Patra më 1926.

Stefanopolos është avokat. Ai u diplomua për drejtësi në Universitetin e Athinës, me të cilin ai ka qënë lidhur për pjesën më të madhe të karrierës profesionale të tij.

Më 1964, Stefanopulos u zgjodh anëtar i parlamentit grek prej Bashkimit Kombëtar Radikal. Dhjetë vjet më vonë, ai u bashkua me partinë Demokracia e Re (ND) dhe u zgjodh në komitetin qëndror të saj. Atij gjithashtu iu ngarkua funksioni i zëdhënësit të partisë. Më 1985, Stefanopolos u largua nga ND dhe u bë njëri prej bashkëthemeluesve të partisë Ringjallja Demokratike (DHANA). Më 1994, ai e shpërndau DNANA-n dhe vendosi të largohej nga politika, pas dështimit të partisë për të fituar përfaqësim në Parlamentin Europian.

Në mars 1995, Stefanopulos u zgjodh në mandatin presidencial të tij të parë. Ai u propozua për këtë funksion nga partia Pranvera Politike (Politiki Anixi) dhe u mbështet nga PASOK (Lëvizja Socialiste Panhelenike) në pushtet. Në shkurt 2000, parlamenti grek e rizgjodhi atë. Kandidatura e tij u mbështet nga dy partitë politike kryesore në Greqi.

Gjatë karrierës së tij, Stefanopulos ka shërbyer si Ministër i Tregtisë (1974), Ministër i Brendshëm (1974-1976), Ministër i Shërbimeve Sociale (1976-1977) dhe Ministër i Presidencës (1977-1981).

Arkivi

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004