Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Kristian Shvarc-Shilling

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë Hercegovinë

(Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, FENA - 31/01/06; BBC - 30/01/06; Deutsche Welle, International Herald Tribune, AFP - 14/12/05)
photo

Kristian Shvarc-Shilling. [Getty Images]

Gjermani Kristian Shvarc-Shilling morri përsipër postin e përfaqësuesit të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë (BiH) nga britaniku Pedi Eshdaun në 31 janar 2006. Si edhe paraardhësi i tij, ish ministri i shërbimit postar, ka punuar si përfaqësues special i BE në vendet e Ballkanit.

Shvarc-Shilling, fëmija i parë i kompozitorit të njohur Reinhard Shvarc-Shilling, lindi në 19 nëntor 1930 në Insbruk, Austri. Në 1956 ai mbrojti doktoraturën në sinologji në Universitetin Ludvig-Maximilians të Mynihut.

Nga 1957 në 1982 Shvarc-Shilling ka drejtuar një biznes familjar të mesëm të suksesshëm që prodhonte bateri dhe pajisje elektronike në Budingen, në shtetin e Hesenit.

Ai filloi karierën e tij politike në 1960 kur u anëtarësua në Bashkimin Kristian Demokrat konservator (CDU). Nga 1966 deri në 1976 Shvarc-Shilling ishte anëtar i parlamentit rajonal të Hesenit. Ndërkohë, ai u bë sekretari i përgjithshëm i CDU në Hesen në 1967. Nga 1976 deri në 2002 Shvarc-Shilling ishte anëtar i parlamentit kombëtar gjerman, Bundestag. Përgjatë 8 viteve të karrierës së tij parlamentare, ai ka qenë kryetar dhe zëvendës kryetar i komisionit parlamentar të të drejtave të njeriut dhe ndihmës humanitare.

Në 1982 Shvarc-Shilling u bë anëtar i kabinetit të parë të kancelarit Helmut Kohl si ministër i telekomunikacioneve dhe shërbimit postar. Ai dha dorëheqjen nga posti i tij në 1992 për të protestuar ndaj dështimit të qeverisë për të ndërhyrë mbi shtrirjen e konfliktit në ish Jugosllavinë. Ai i tha kancelarit se i vinte “turp” që bënte pjesë në një qeveri të tillë dhe po largohej sepse kishte hyrë në politikë për të garantuar që krime si ato kryera nga regjimi nazist “të mos përsëriten”.

Shvarc-Shilling u përfshi menjëherë në aksionet e ndihmës humanitare. Në vitin e fundit të periudhës 1992-1995 të konfliktit në BiH, ai u bë ndërmjetës ndërkombëtar për vendin, një pozicion të cilin e mbajti deri në 2004. Ndërkohë ai realizoi më shumë se 180 vizita në më shumë se 50 komunitete atje, duke fituar respektin si një arbitër i paanshëm.

Në tetor 2005, kancelari gjerman Gerhard Shrëder emëroi Shvarc-Shilling si pasardhësin e Eshdaunit dhe po atë vit në 14 dhjetor Bordi Drejtues i Këshillit të Realizimit të Paqes (PIC) e emëroi zyrtarisht atë si përfaqësuesin e ardhshëm të lartë në BiH.

Me fillimin e punës së tij në 31 janar 2006, Shvarc-Shilling deklaroi se beson që funksionet e tij dhe ato të zyrës së tij do të zhduken në të ardhmen e afërt, por ai do të qëndrojë në BiH si përfaqësues i lartë i BE.

“Shanset janë që gjatë mandatit tim Bosnja dhe Hercegovina të nënshkruajë një Marrëveshje Stabilizimi dhe Shoqërimi me BE dhe të bëhet pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s,” deklaroi ai në fjalimin e tij të parë televiziv para popullit të BiH. ”Këto janë momente kyçe në integrimin europian dhe euro-atlantik. Hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që të realizohen këto objektiva janë të njohura – dhe ato do të përbëjnë programin e punës time.”

Duke konfirmuar emërimin e Shvarc-Shilling, Bordi Drejtues i PIC nënvizoi një listë prej 11 prioritetesh në të cilat duhet të fokusohet BiH në mënyrë që të kapërcejë problemet e mbetura ndëretnike. Objektivat kryesorë mbeten modernizimi i statutit të Dejtonit, dërgimi i të gjithë të akuzuarve të mbetur të krimeve të luftës gjykatës së OKB-së në Hagë dhe vazhdimi i procesit të kthimit të refugjatëve. Detyra të tjera të vështira në program përfshijnë rritjen e zhvillimit ekonomik dhe përfundimin e reformave politike dhe të mbrojtjes.

Shvarc-Shilling është i martuar dhe ka dy fëmijë e katër nipër e mbesa.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004