![]() |
Ibrahim Rugova u bë presidenti i parë i Kosovës më 4 mars 2002, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor 2001.
Ai lindi në Kosovë më 1944. Rugova shkoi në Sorbonë në Paris, ku ai studjoi për gjuhësi. Pas kthimit të tij në Kosovë ai u bë profesor i literaturës shqipe dhe shkrimtar. Më 1989, ai kryesoi bashkimin e shkrimtarëve të Kosovës.
Më pas atë vit, Presidenti i atëhershëm jugosllav Sllobodan Millosheviç shfuqizoi autonominë e provincës më 1989, gjë që çoi në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia e parë jokomuniste në Kosovë.
Rugova e udhëhoqi LDK-në përgjatë viteve 1990, duke ndjekur një politikë të qëndresës jo të dhunshme ndaj rregjimit të Millosheviçit. LDK bojkotoi zgjedhjet serbe dhe federale dhe ndihmoi në krijimin e një administrate paralele të spitaleve, shkollave dhe taksave për popullsinë shqiptare etnike. Më 1992 dhe 1998 Rugova u zgjodh president i të vetë-shpallurës "Republikë e Kosovës", e cila nuk u njoh nga Beogradi.
Politika paqësore e Rugovës u vu në qendër të kritikave në mes të viteve 1990, kur Kosova u përjashtua nga marrëveshjet e paqes së Dejtonit -- një shenjë që shumë shqiptarë etnikë e interpretuan si tregues se provinca kishte pak shanse të fitonte mbështetjen perëndimore për aspiratat e saj për pavarësi.
Rugova mori pjesë në bisedimet për paqe të Rambujesë në shkurt 1999, si anëtar i delegacionit shqiptar të Kosovës.
Partia e tij rifitoi mbështetje për të fituar zgjedhjet bashkiake në Kosovë në tetor 2000 me 58 përqind të votave. Në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2001, LDK fitoi 46 përqind të votave, gjë që i dha fitoren, por jo një shumicë. Pas tre muajsh debati në lidhje me një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me partitë e tjera shqiptare etnike, Rugova u emërua president i Kosovës në mars 2002.