Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Gjeneral Major Virxhil L. Paket

Komandant i SFOR-it

(Faqet në ueb të NATO-s dhe SFOR-it; AFP - 02/10/03)
photo

Gjeneral Major Virxhil L. Paket mori komandën e SFOR-it më 2 tetor 2003, duke zëvendësuar Gjeneral Lejtnant Uilliam E. Uard. Ai u bë komandanti i 8-të i SFOR-it që prej vendosjes së saj në Bosnje-Hercegovinë (BiH) në dhjetor 1995.

Paket, një shtetas i SH.B.A., përfundoi Kolegjin e Komandës e Shtabit të Përgjithshëm dhe Shkollen e Studimeve Ushtarake të Avancuara, duke marrë një gradë master në artet dhe shkencën ushtarake. Ai gjithashtu përfundoi një program pasuniversitar në Shkollën e Qeverisjes Kenedi të Universitetit të Harvardit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, Paket ka patur funksione të ndryshme komanduese, duke ekzekutuar detyra si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe jashtë tyre. Ai mori pjesë në Operacionin Stuhia e Shkretëtirës më 1991 dhe operacionin paqeruajtës në BiH më 1997 dhe ka shërbyer si komandant i forcës së posaçme për ndihmat humanitare dhe të katastrofave në Amerikën Qëndrore.

Paket u propozua për të marrë gradën e Gjeneral Majorit më 19 qershor 2001, ndërsa shërbente si Zëvendëskomandant i Përgjithshëm/Ndihmës-Komandant në Qendrën dhe Shkollën e Aviacionit të Ushtrisë së SH.B.A. në Fort Raker, Alabama.

Ai u propozua për detyrën e komandantit të SFOR-it në maj 2003, ndërsa ishte Ndihmës-Shef i Shtabit për operacionet në selinë qëndrore rajonale të Forcave Aleate për Europën Juglindore në Napoli, Itali.

Kur mori komandën e SFOR-it nga Uard, Paket tha se BiH i ishte afruar mjaft Programit Partneritet për Paqe të NATO-s dhe anëtarësimit të ardhshëm në Aleancë. "Ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e shtetit të së drejtës, të reformave ekonomike dhe luftës kundër krimit, si dhe për të ndihmuar në procesin e kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur," tha Paket, duke premtuar përpjekje të mëtejshme "për arrestimin e kriminelëve të luftës dhe terroristëve".

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004