Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Adrian Nastase

Kryeministër i Rumanisë

(Faqja zyrtare në ueb, Romania Online, BBC, CNN)
photo

Adrian Nastase u bë kryeministër i Rumanisë më 28 dhjetor 2000, pasi partitë e qendrës dhe krahut të djathtë në parlamentin e vendit mbështetën qeverinë e pakicës së majtë të Partisë së tij të Social Demokracisë (PDSR).

I lindur më 22 qershor 1950 në Bukuresht, Nastase mori gradën e tij të masterit në drejtësi e sociologji dhe të doktoraturës në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit. Gjatë arsimimit të tij, ai shërbeu si bashkëpunëtor i jashtëm i degës së të drejtave të njeriut dhe paqes të UNESKO-s dhe i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare për Paqen në Oslo.

Karriera e Nastases ndërmjet viteve 1973 dhe 1990 përfshiu funksione në Akademinë e Rumanisë, Akademinë e Studimeve Ekonomike në Bukuresht dhe Institutin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Francë. Ndërmjet viteve 1990 dhe 1997, ai shërbeu si profesor i të drejtës ndërkombëtare publike në një numër universitetesh, përfshirë Universitetin e Bukureshtit dhe Universitetin e Sorbonës në Paris.

Nastase e filloi karrierën politike të tij më 1990, kur u zgjodh anëtar i parlamentit nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Pas vetëm një muaj në detyrë, më 29 qershor 1990, ai u emërua ministër i jashtëm, një funksion të cilin ai e mbajti deri në tetor 1992.

Ndërmjet viteve 1992 dhe 1996 Nastase ishte kryetar i Dhomës së Deputetëve. Nga viti 1993 deri më 1997 ai ishte president i bordit drejtues të PDSR dhe shërbeu si anëtar i Komisionit Parlamentar Rumun në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nga viti 1996 deri më 2000. Në janar 2001, Nastase u zgjodh president i PDSR (më vonë e shndërruar në PSD).

Kur u emërua kryeministër, në dhjetor 2000, Nastase premtoi të përshpejtojë rritjen ekonomike, të luftojë korrupsionin, të zvogëlojë burokracinë dhe të çojë përpara pranimin e vendit në BE dhe NATO. Ai tha se NATO ishte "alternativa e vetme e arsyeshme" për të garantuar sigurinë e Rumanisë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004