Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Alfred Moisiu

President i Shqipërisë

(Qeveria shqiptare, faqja zyrtare presidenciale në ueb)
photo

Alfred Moisiu u betua si president i Shqipërisë më 24 qershor 2002, duke u bërë kreu i shtetit në moshen 73 vjet. Ai zëvendësoi Rexhep Mejdanin.

Moisiu, një inxhinier ushtarak i fillimeve, lindi më 1 dhjetor 1929 në Shkodër, Shqipëri. Nga viti 1943 deri më 1945 ai mori pjesë në luftën Antifashiste për çlirimin e Shqipërisë. Ai studioi për diplomën e tij në Inxhinieri Ushtarake në Shën Petërburg nga viti 1946 deri më 1948 dhe nga viti 1952 deri më 1958 në Moskë, ku u diplomua në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake me Medalje të Artë. Më 1995 ai ndoqi një kurs për zyrtarët ushtarakë të lartë në kolegjin e NATO-s në Romë. Moisiu fitoi gradën doktor në Shkencat Ushtarake më 1979.

Moisiu kreu shumë detyra në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, derisa u bë Zëvendësminister i Mbrojtjes nga viti 1971 deri më 1981. Më 1982, ai u neglizhua politikisht për pothuajse një dekadë, deri në rënien e rregjimit komunist. Më 1992, ai u bë Ministër i Mbrojtjes në qeverinë teknike që zëvendësoi administratën e Ramiz Alisë.

Moisiu shërbeu si Zëvendësministër i Mbrojtjes nga viti 1994 deri më 1999, kur trazirat civile dhe protestat popullore rrëzuan administratën e Sali Berishës. Nga viti 1994 deri kur u zgjodh president, ai kryesoi Organizatën Shqiptare të Atlantikut.

Kur u zgjodh President i Shqipërisë më 2002, atij iu desh të heq dorë nga pensioni i tij për herë të tretë. Zgjedhja e tij ishte rezultat i një marrëveshje historike ndërmjet udhëheqësit socialist në pushtet Fatos Nano dhe Berishës.

Moisiu thotë se do të qëndrojë mbi interesat politike. Ai thotë se aspiron për paqe në Ballkan dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004