Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Kostas Karamanlis

Kryeministër i Greqisë

(Faqja në ueb e Demokracise së Re, Athens News Agency; BBC; Financial Times; CNN, Reuters)
photo

Kostas Karamanlis u betua si Kryeministër i Greqisë më 10 mars 2004, tre ditë pasi partia e tij Demokracia e Re (ND) arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, në të cilat kjo parti e rimori pushtetin pas më shumë se një dekade.

Karamanlis e mori funksionin nga parardhësi i tij, Kostas Simitis, në një fazë kritike të bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB mbi një marrëveshje për ribashkimin e Qipros. Duke e përmendur si përparësi të tij, Kryeministri premtoi të punojë për "nje zgjidhje të drejtë, praktike dhe Europiane" për ishullin mesdhetar.

Një çështje tjetër e rëndësishme me të cilën përballet qeveria dhe një provë kryesore për udhëheqësin e ri të vendit është Olimpiada e Verës Athinë 2004. Duke premtuar t'i bëjë Lojrat "më të mirat dhe më të sigurtat se kurdo", Karamanlis vendosi ta marrë vetë përgjegjësinë për to duke kryesuar Ministrinë e Kulturës, e cila është duke mbikqyrur përgatitjet.

Ne "nuk do të kemi ndonjë periudhë pushimi", tha Karamanlis në takimin e parë të qeverisë. "Angazhimi ynë është të veprojmë me modesti, me përulësi, me kurajo, me vendosmëri, me imagjinatë, me planifikim, me optimizëm dhe me dëshirë të mirë."

Karamanlis është anëtar i një prej dy dinastive me më shumë ndikim politik në Greqi. Xhaxhai i tij, emrin e të cilit ai mban, ish-Kryeministri dhe Presidenti grek Konstantin Karamanlis, themeloi ND-në më 1974. Karamanlisi plak negocioi pranimin e Greqisë, më 1981, në atë që atëherë njihej me emrin Komuniteti Ekonomik Europian.

Kryeministri i ri grek hyri në parti më 1979 dhe ka shërbyer si Nënkryetar i ND-së për Selanikun që më 1989. Karamanlis mori udhëheqjen e saj në mars 1997 dhe ka krijuar një reputacion si politikan i zgjuar.

Karamanlis lindi më 14 shtator 1956 në Athinë. Ai u diplomua në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Athinës më 1979 dhe më pas studjoi për ekonomi në Kolegjin privat Dere. Ai ka një diplomë master në shkencat politike dhe ekonomike dhe një gradë doktorature në historinë diplomatike, të dyja nga Shkolla Fletçer e Drejtësisë dhe Diplomacisë në Universitetin Tufts në Shtetet e Bashkuara, ku ai studjoi nga viti 1980 deri më 1984.

Karamanlis praktikoi avokaturën nga viti 1984 deri më 1989 dhe dha mësim në lëndët e shkencave politike, historisë diplomatike dhe të drejtës së korporatave në Kolegjin Dere nga viti 1983 deri më 1985.

Karamanlis flet rrjedhshëm anglisht, gjermanisht dhe frengjisht. Ai është i martuar me Natasha Pazaitis dhe ka dy fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004