![]() |
Gjenerallejtnanti i ushtrisë gjermane Holger Kamerhof mori komandën e KFOR-it më 3 tetor 2003, duke zëvendësuar Gjenerallejtnantin italian Fabio Mini. Ai u bë komandanti i 8të i KFOR-it që prej vendosjes së tij në Kosovë në qershor 1999.
Kamerhof ka lindur më 5 mars 1945 në Shën Andreasberg/Harz, Gjermani. Ai hyri në Bundeswehr në një batalion parashutistësh më 1965 dhe më vonë përfundoi trainimin e tij si oficer, të pasuar nga kursi i trainimit të shtabit të përgjithshëm në Staff College në Hamburg.
Gjatë karrierës së tij, Kamerhof ka patur detyra të një rëndësie gjithnjë e më të madhe. Ai shërbeu në nivele të komandës që nga toga tek brigada dhe nga viti 1998 deri më 1990 ishte Shefi i Shtabit të Divizionit të 3të të Blinduar në Bukstehud. Pas përfundimit të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Kamerhof u emërua në Ministrinë e Mbrojtjes/Shtabin e Ushtrisë si drejtues i degës për politikën dhe operacionet ushtarake.
Kamerhof gjithashtu ka marrë pjesë në operacione ushtarake jashtë vendit. Nga nëntori 1993 deri në mars 1994 ai drejtoi kontigjentin e 2të gjerman UNOSOM në Somali. Ai gjithashtu ka fituar përvojë në terren në Ballkan nëpërmjet shërbimit të tij si komandant i Zyrës Qëndrore të Forcës Ndërkombëtare në Kroaci nga marsi deri në nëntor 1996. Në prill të të njëjtit vit ai u emërua Zëvendës-shef i Shtabit të Komandës Aleate në Europë për Trupat e Reagimit të Shpejtë dhe më 1999 ai u bë Ndihmësdrejtor në Shtabin Ushtarak Ndërkombëtar të NATO-s në Bruksel.
Përpara emërimit të tij si komandant i KFOR-it, Kamerhof ishte gjeneral komande i EUROCORPS, me seli qëndrore në Strasburg, Francë. Ai e mbajti atë detyrë që prej dhjetorit 2001.
Kamerhof është i martuar dhe ka një vajzë.