Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Ivo Miro Jovic

Kryetari, Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës

(Faqja në internet e presidencës së BiH-së; Reuters)
photo

Ivo Miro Joviç u zgjodh si anëtari kroat i presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës (BiH) më 9 maj 2005. Ai zëvendësoi Dragan Çoviç, i cili u hoq nga ky funksion më 29 mars prej Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar Pedi Eshdaun.

Një anëtar i Bashkimit Demokratik Kroat të BiH, Joviç ka qënë kryetar i presidencës së BiH-së që më 28 qershor 2005 dhe do t’a mbajë këtë funksion deri në rotacionin e ardhshëm në fillim të vitit 2006.

Joviç lindi më 15 korrik 1950, në Trebizat, Capljina. Ai u diplomua nga Fakulteti i Filozofisë në Sarajevë dhe studjoi për ekonomi në Rijekë. Më pas ai u bë profesor në Ilijas dhe më pas në Kiseljak, ku ai jeton tani. Ai gjithashtu drejton një qendër për arsimin e të rriturve.

Nga 1997 deri më 1999, Joviç ishte zëvendësministri i arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit në Kantonin e Bosnjës së Mesme. Nga 1999 deri më 2001, ai ishte zëvendësminister i arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës. Nga 1992 deri më 2002, ai ishte gjithashtu ishte zëvendëspresident i shoqatës kulturore kroate Napredak të administratës qëndrore në Sarajevë.

Joviç ishte një përfaqësues i HDZ-Demo Kristianëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Parlamentin e BiH-së nga 2002 deri më 2005.

Përveç gjuhës kroate, Joviç flet frëngjisht dhe gjermanisht. Ai ishte i martuar, me tre fëmijë dhe një nip.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004