Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Soren Jesen-Petersen

Kreu i UNMIK-ut

(Ueb-sajti i Këshillit të Bashkimit Europian)
photo

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan emëroi Soren Jesen-Petersen si përfaqësuesin e tij të posaçëm dhe kreun e UNMIK-ut më 16 qershor 2004. Ai pason Harri Holkerin, i cili dha dorëheqjen duke përmendur arsye shëndetësore.

Jesen-Petersen, danez, shërbeu si Ndihmës Komisioner i Lartë në selinë qëndrore të UNHCR-së në Gjenevë nga janari 1998 deri në dhjetor 2001. Ai drejtoi të gjithë veprimtarinë e UNHCR-së, duke mbikqyrur drejtpërdrejt zyrat botërore të UNHCR-së dhe duke kryer mbi 80 misione në zyra të shumta në terren.

Nga viti 1994 deri më 1998, ai shërbeu si Drejtor i Zyrës së Koordinimit të UNHCR-së në selinë qëndrore të OKB-së në Nju Jork. Ai përfaqësoi Komisionerin e Lartë si anëtar i komisioneve dhe takimeve të ndryshme në OKB.

Nga dhjetori 1995 deri në shtator 1996, Jesen-Petersen shërbeu si i dërguari i posaçëm i Komisionerit të Lartë në ish-Jugosllavi. Ai qëndroi në Sarajevë dhe ishte përgjegjës për krijimin e strategjisë dhe mbikqyrjen e zbatimit të Shtojcës VII të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Ai gjithashtu drejtoi një operacion humanitar prej 350 milionë dollarë për rreth 4 milion refugjatë, persona të zhvendosur, të kthyer dhe viktima të tjerë.

Ndërmjet viteve 1900 dhe 1993, Jesen-Petersen ishte Shefi i Kabitetit të Komisionerit të Lartë në selinë qëndrore të UNHCR-së në Gjenevë. Nga viti 1992 deri më 1994, ai ishte Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe ishte i ngarkuar me kontaktet e jashtme të UNHCR-së me qeveritë dhe organizata të tjera.

Më 1989, i ngarkuar nga UNHCR, ai shërbeu si këshilltar i posaçëm i Nënsekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe si anëtar i grupit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në procesin që çoi në pavarësinë e Namibisë.

Më 1986, ai hapi zyrën rajonale të UNHCR-së për vendet nordike. I vendosur në Stokholm, ai shërbeu si përfaqësuesi rajonal i Komisionerit të Lartë deri më 1989, duke mbuluar Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë dhe Suedinë.

Jesen-Petersen ka profesionin e avokatit dhe gazetarit dhe ka botime të shumta. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004