Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Gjeneral Majori Italian Gian Marco Chiarini

Komandant i EUFOR-it

(EUFOR; BBC)
photo

Gjeneral Majori Italian Gian Marco Chiarini mori komandën e forcave të EUFOR-it në Bosnjë-Herzegovinë (BiH) nga Gjeneral Majori britanik, David Liki, në 6 dhjetor në një ceremoni që shënoi edhe përvjetorin e parë të 6500 trupave të EUFOR-it në vend.

Chiarini është komandati i dytë i EUFOR-it që kur NATO ia pasoi detyrat e saj paqeruajtëse në BiH BE-së, në dhjetor të vitit 2004. Në ceremoninë e dorëzimit që u zhvillua në Kampin e Butmirit në Sarajevë, morën pjesë shefi i sigurimit të BE, Havier Solana, kyetari i Presidencës Tripartiake të BiH, Ivo Miro Jovic, anëtari i presidencës Borislav Paravac, dhe zyrtarë të tjerë.

Chiarini ka lindur në 1952 në qytetin e Ferrarës. Më 1971-1973 ai ndoqi Kursin e 153-të të Akademisë Ushtarake ku u diplomua si Lieutenant i Dytë. Ai ndoqi Shkollën Ushtarake të Zbatimit dhe Specializimeve në Torino. Më 1975 u emërua në Trupat Tankiste.

Nga 1975 në 1982, shërbeu si Komandant i Skuadrës dhe Kompanisë të Blinduar dhe Komandant i Kompanisë Ndihmëse të Batalionit të Parë të Tankeve "CRACCO" në Bellinzago Novarese.

Më 1991, Chiarini u bë komandat i Batalionit të Parë të Tankeve CRACCO. Prej 1998 në 1999 ishte oficeri komandues i Regjimentit te 32-të të Tankeve në Tauriano. Më 1985 dhe 1986, ndoqi Kursin e 110-të të Shtabit të Përgjithshëm dhe prej 1988 në 1989 Kursin e Avancuar të 110-të të Shtabit të Përgjithshëm, të dy në Kolegjin Italian Ushtarak të Luftës.

Më 1999, u emërua Shef i Degës së Operacioneve të Përbashkëta në Selinë e NATO-s, AFSOUTH, në Napoli. Chiarini ishte asistenti ekzekutiv i KFOR-it në Prishtinë, Kosovë, nga 2000 në 2001.

Në 1 janar të vitit 2001, u ngrit në përgjegjësi dhe u emërua në rangun e brigadierit të përgjithshëm. Në maj, u emërua Shef i Shtabit të Trupave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Solbiate Olona (VA). Ai qëndroi në këtë detyrë derisa NATO deklaroi FOC të Trupave. Nga 1 marsi në 1 shtator 2003, ishte komandant i Brigadës Shumëkombëshe (SE), Salamandër, në BiH.

Në 1 janar të 2005, u rrit në detyrë dhe u emërua në rangun e gjeneralit major dhe shërbeu në Shtabin e Ushtrisë Italiane në Romë, si zevendës shefi i departamentit të trajnimit dhe operacioneve.

Chiarini është i martuar dhe ka një djalë.