Burimet rajonale

Biografi, Zgjedhjet

Pedi Eshdaun

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje-Hercegovinë

(Faqja zyrtare në ueb e Liberal-Demokratëve Britanikë, BBC, The Guardian, The Economist, AFP, DPA, Political.org)
photo

Pedi Eshdaun mori përsipër rolin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje-Hercegovinë (BiH) nga Volfgang Petritsh në maj 2002.

Xheremi Xhon Durham "Pedi" Eshdaun lindi më 27 shkurt 1941 në Indi. Ai ndoqi Shkollën Bedford në MB. Ndërmjet viteve 1959 dhe 1972, Eshdaun shërbeu në Marinën Mbretërore dhe u bë komandanti më i ri në moshë në skuadrën e anijeve të posaçme. Pasi mësoi gjuhën malai, ai shkoi në Hong Kong më 1967 për të studjuar kinezçe. Ai u kthye në Britani më 1970.

Më 1972, Eshdaun u bashkua me Foreign Office. Ndërmjet viteve 1972 dhe 1976 ai shërbeu në Misionin Britanik pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Nga viti 1976 deri në mbylljen e ndërmarrjes së tij më 1981, ai punoi në industrinë vendase në Jeovill. Pas katër muajsh pa punë, ai u bë një këshilltar që ndihmonte të rinjtë e papunë.

Më 1983, Eshdaun u zgjodh anëtar i parlamentit për Jeovill, duke përfaqësuar Liberal-Demokratët. Ai u zgjodh udhëheqës i Liberal-Demokratëve në korrik 1988 dhe e drejtoi partinë deri në gusht 1999. Ai u largua nga parlamenti më 2001.

Eshdaun fillimisht e vizitoi BiH-në gjatë luftës më 1992 dhe ishte ndërmjet atyre që bënin thirrje për një prani ushtarakë më të fortë atje.

Si përfaqësues i lartë, Eshdaun do të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjeve të paqes së Dejtonit. Ai do të ketë autoritet për të imponuar ligjet e vendit dhe për të shkarkuar zyrtarët e zgjedhur. Atij do t'i ngarkohet detyra e themelimit të shtetit të së drejtës, përmirësimit të policisë dhe gjyqësorit dhe vendosja e themeleve për një kushtetutë më të thjeshtë.

Gjatë mandatit të tij dy-vjeçar, Eshdaun ka thënë se qëllimi i tij do të jetë të punojë "me popullin e Bosnje-Hercegovinës, në mënyrë që t'a çojnë vendin përpara drejt anëtarësisë së plotë në Europë".

Arkivi

Solana, Havier

01/07/2008

Çeku, Agim

14/06/2006

Jovic, Ivo Miro

20/09/2005

Valoto, Xhuzepe

19/09/2005

Rehn, Oli

27/01/2005

Eshdaun, Pedi

17/03/2004

Busek, Erhard

17/03/2004

Bush, Xhorxh W.

17/03/2004

Çaviç, Dragan

17/03/2004

Çoviç, Dragan

17/03/2004

Holkeri, Harri

17/03/2004

Iliesku, Jon

17/03/2004

Kostov, Hari

17/03/2004

Mesiç, Stjepan

17/03/2004

Moisiu, Alfred

17/03/2004

Nano, Fatos

17/03/2004

Nastase, Adrian

17/03/2004

Prodi, Romano

17/03/2004

Rexhepi, Bajram

17/03/2004

Rajs, Kondoliza

17/03/2004

Rugova, Ibrahim

17/03/2004

Simitis, Kostas

17/03/2004

Terziç, Adnan

17/03/2004