Më të Kërkuarit e Hagës -- ecuria e ngjarjeve

21/07/2008

Setimes.com

1942

12 mars – U lind Ratko Mladiç në Bozinovici, Bosnje-Hercegovinë.

1945

19 qershor -- U lind Radovan Karaxhiç në Petnjica, Mali i Zi.

1955

12 tetor -- U lind Ante Gotovina në ishullin Pasman, Kroaci.

1958

7 shtator -- U lind Goran Haxhic në Vinkovci, Kroaci.

1989-1990

Me rënien e komunizmit në Evropën Lindore, u vunë bazat për shpërbërjen e Jugosllavisë. Lëvizjet separatiste fituan vrull në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Slloveni, ndërsa drejtuesi serb Sllobodan Millosheviç u përpoq të rishpalli pushtetin serb brenda Federatës Jugosllave.

1991

25 qershor -- Kroacia shpall pavarësinë nga Jugosllavia, duke fituar njohjen ndërkombëtare në janar 1992. Ushtria Jugosllave e Popullit (JNA) u tërhoq nga Sllovenia mbas një lufte 10 ditore. Në Kroaci, Jugosllavia ju përgjigj me forcë por u frenua nga Ushtria Kroate e sapo krijuar. Megjithatë një hapësirë e madhe e territorit kroat bie nën kontrollin e serbëve lokalë, të cilët krijojnë një republikë autonome.

Korrik-Nëntor -- Vukovar, një qytet multietnik në lindje të Kroacisë, vuan një rrethim 87 ditor nga JNA, në bashkëpunim me forcat paraushtarake lokale serbe. Qyteti shkatërrohet në pjesën më të madhe dhe popullsia e tij jo-serbe masakrohet ose përzihet. 250 civilë në spitalin e Vukovar transportohen në një fushë afër me të dhe exekutohen së bashku.

15 tetor -- Asambleja e Bosnje-Hercegovinës vendos të tërheqi përfaqësuesit e saj nga institucionet federale deri sa të arriet marrëveshja midis të gjithave republikave jugosllave. Ky veprim nuk mbështetet nga boshnjakët serbë.

24 tetor -- Boshnjakët serb tërhiqen nga institucionet politike të vendit dhe krijojnë asamblenë e tyre. Partia Demokratike Serbe, e bashkëthemeluar nga Karaxhiç, krijon “provincat autonome serbe” brenda Bosnje-Hercegovinës.

Nëntor -- Ndërkohë që anëtarët mysliman dhe kroat ecin përpara drejt shpalljes së pavarësis nga Jugosllavia, boshnjakët serbë votojnë në një referendum për të krijuar republikën e tyre brenda kufijve të BH-së, me qëllimin që të mbeten në Jugosllavi.

1992

9 janar -- Asambleja boshnjake serbe shpall “Republikën e popullit serb të Bosnje-Hercegovinës”, e njohur më vonë si Republika Srpska. Miratohet një kushtetutë muajin e ardhshëm.

29 shkurt-1mars -- Bosnje-Hercegovina zhvillon një referendum mbi pavarësinë nga Jugosllavia. Midis 64% dhe 67% të personave me të drejtë vote marrin pjesë, duke votuar 99% në favor të ndarjes. Megjithatë shumë boshnjak serb bojkotuan votimin.

6 prill -- JNA dhe forcat boshnjake serbe vendosen rreth Sarajevës duke filluar bllokadën dhe rrethimin prej katër vitesh të qytetit.

Maj -- Karaxhiç bëhet drejtuesi i administratës politike boshnjake serbe, me qendër në Pale.

2 maj -- Nga pozicionet e tyre në kodrat përreth qytetit, JNA dhe forcat boshnjake serbe filluan bombardimin e Sarajevës. Gjatë rethimit, gati 10,000 persona u vranë ose janë zhdukur, duke përfshirë 1,500 fëmijë. 56,000 të tjerë janë të plagosur. Qyteti u godit nga mesatarisht 329 predha çdo ditë, duke arritur kulmin e 3,777 predhave në 22 korrik 1993.

12 maj -- Mladiç caktohet komandanti i të sapokrijuarës Ushtria e Republikës Srpska.

1995

Korrik -- Forcat boshnjake serbe nën komandën e Mladiç pushtojnë zonën e sigurtë në Srebrenica. Mbas marrjes së qytetit, ata ekzekutojnë mijëra meshkuj boshnjak mysliman, duke kryer krimet më të egra që prej Luftës së Dytë Botërore.

Korrik – Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) paraqet një padi kundër Karaxhiç dhe Mladiç, duke i akuzuar ata me krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve të luftës dhe shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës. Në nëntor, akuza zgjerohet duke përfshirë krimet në Srebrenicë.

Akuzat e Karaxhiç: Genocid, pjesmarrje në genocid, asgjesim, vrasje, persekutim, deportim, akte çnjerëzore, ushtrimi i terrorit mbi civilët, marrja e pengjeve. Akuzat e Mladiç: Genocid, pjesmarrje në genocid, persekutime, asgjesim, vrasje, deportim, akte çnjerëzore, marrja e pengjeve.

4-6 gusht -- Forcat kroate, nën komandën e Gotovinës, organizojnë Operacionin Furtuna, duke rimarrë territorin e mbajtur nga kroatët serb. Akoma janë të zhdukur ose të dëbuar gati çerek milion serbësh.

4 gusht – Karaxhiç përpiqet pa sukses të heqi Mladiç nga posti i komandantit të Ushtrisë Boshnjake, duke e përshkruar atë si të “marrë”.

8-30 shtator -- Gotovina dhe Ushtria Kroate organizojnë Operacionin Mistral në Bosnje-Hercegovinë, duke u bashkuar me boshnjakët kroatë për të avancuar brenda territorit deri 23km nga Banja Luka.

14 dhjetor -- Kuadri i Marrëveshjes së Përgjithshme për Paqen në Bosnje-Hercegovinë (Marrëveshjet e Dejtonit) firmoset zyrtarisht në Paris. Një nga kushtet në marrëveshjet e paqes përcakton që personat e dënuar për krime lufte janë të ndaluar të marrin pjesë në politikë.

1996

19 korrik -- Karaxhiç jep dorëheqjen si president i Republikës Srpska dhe bie dakort të tërhiqet nga jeta publike. Ai më vonë fillon të fshihet për shkak të presionit në rritje të arrestimit të tij dhe ekstradimit.

9 nëntor -- Pasuesi i Karaxhiç si president, Biljana Plavsic, përzë Mladiç. Ai largohet në Beograd dhe përfundimisht është në kërkim.

2001

Korrik -- ICTY dënon Gotovina për krime kundër njerëzimit dhe shkeljet e ligjeve dhe regullave të luftës, duke e akuzuar atë me përgjegjësi personale dhe të drejtimitss të dhunës kundër kroatëve serb gjatë Operacionit Furtuna. Mbas këtij dënimi, Gotovina fillon të fshihet.

2004

21 maj – Hadziç akuzohet nga Haga për 14 padi të shkeljeve të ligjeve dhe rregullave të luftës, duke përfshirë një nga krimet më barbare në konfliktet e Ballkanit -- masakrën e spitalit të Vukovarit. Gjatë tre ditëve para se të bëhej publik padia në 16 korrik, Hadziç flutoron në shtëpinë e tij në Novi Sad. Ai mbetet një i arratisur.

2005

7 korrik -- Trupat e NATO-s arrestojnë djalin e Karaxhiç, Aleksandër, i dyshuar se ka ndihmuar një të dyshuar të krimeve të luftës. Ai lëshohet mbas 10 ditëve.

28 korrik -- Gruaja e Karaxhiç, Liljana Zelen Karaxhiç, lëshon një thirrje publike për dorëzimin e tij, duke i thënë se familja e tij është nën presion për shkak të statusit të tij si i arratisur.

7 dhjetor -- Gotovina arrestohet në një resort në Tenerife.

2008

21 korrik -- Radovan Karaxhiç arrestohet në Beograd. Ai ka jetuar atje nën pseudonimin "Dr. Dragan Dabic" duke u sjellë si një guru i shëndetit dhe spiritual.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Maqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-sMaqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-s

Përfaqësuesit e NATO-s do të mblidhen në Çikago këtë muaj.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Mendoni ju se Maqedonisë do t'i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e organizatës në Çikago në maj?

Po, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO
Jo, Greqia ende pengon
Ndoshta
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment