FMN jep 3.4 miliardë euro për Greqinë

04/06/2014

Fondi tha se Athina nuk ka nevojë të vendosë masa të reja shtrënguese këtë vit. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Bullgaria kryeson rajonin në Treguesin e Përfitueshmërisë Thelbësore të revistës Foreign Policy.
photo

Protestuesit mblidhen kundër masave shtrënguese në prill. FMN tha se Greqia nuk ka nevojë për të vendosur veprime të reja shtrënguese këtë vit. [AFP]

FMN ra dakort të japë një këst të ri prej 3.41 miliardë euro për Greqinë. Deri më sot, fondi i ka dhënë hua vendit 11.6 miliardë euro në kuadrin e një programi katërvjeçar. Fondi gjithashtu sugjeroi se Athina nuk ka nevojë të miratojë masa të reja shtrënguese këtë vit.

***

Banka Botërore miratoi dy hua buxhetore për Shqipërinë , që arrijnë gjithsej 162 milionë euro. Paratë do të përdoren për të mbështetur buxhetin e vendit, veçanërisht në problemet e saj me shumat e papaguara si dhe të ndihmojnë në reformat e qeverisë për taksat, pensionet dhe në sektorin e energjisë.

***

Suedia do të japë ndihmë me vlerë 400 milionë euro për Ballkanin perëndimor për të ndihmuar vendet e rajonit që të kryejnë reformat e nevojshme që të kualifikohen për pranimin në BE. Fondet do të ndihmojnë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinë , Kosovën dhe Serbinëtë reformojnë administratën publike dhe gjyqësorin si dhe të mbrojnë të drejtave e njeriut.

***

Bullgaria renditet e 28-ta, më e mira nga vendet e Ballkanit, në Treguesin e Përfitueshmërisë Thelbësore të revistës Foreign Policy, i cili mat tërheqshmërinë e vendeve për investitorët e huaj. Maqedonia është në vendin e 29-të, e ndjekur nga Rumania në të 43-të, Shqipëria në të 53-tin, Serbia në të 55-ën, Turqia në vendin e 79-të, Kroacia  në të 90-tin dhe Greqia në të 101-shin.

***

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tha se dëmi nga përmbytjet në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) do të mund të kushtojë rreth 3 miliardë euro. Për Serbinë, vlerësim është 1.5-2 miliardë euro, ndërsa për BiH qëndron në rreth 1.3 miliardë euro, tha banka.

***

Ribashkimi i Qipros do të krijojë një dividend paqe prej 20 miliardë euro për ishullin, sipas një studimi të titulluar "Dividendët e Paqes të Qipros të Rishikuar," të financuar nga Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia. Sipas raportit, një marrëveshje paqe do të ngrejë të ardhurat për frymë me rreth 12,000 euro në vit, ndërkohë që PKB do të rritet me rreth 2.8 pikë përqindje në vit për 20 vjet.

***

Zvicra do të zgjasë kufizimet e saj të tregut të punës për bullgarët dhe rumunët deri më 31 maj 2016. Vendimi përfshin të gjithë punëtorët dhe ofruesit e shërbimeve në sektorë të caktuar të ekonomisë si ndërtimi dhe rritja e luleve.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nikkei Business Publications e Japonisë ka blerë 80 për qind në grupin botues turk Multu Dergi Grubu, i cili do të jetë i njohur si Nikkei-Multu Dergi Grubu dhe do të jetë me seli qëndrore në Stamboll. Kompania ka marrëveshje liçensimi me Time Inc. dhe botues të tjerë të rëndësishëm.

***

Kompania gjermane Technical Textile do të investojë 12 milionë euro në veprimtaritë e kërkim-zhvillimit në një fabrikë në qytetin maqedonas të Shtipit. Administrata e kompanisë ka ndërmend të punësojë 500-600 punëtorë.

(Burime të ndryshme -- 05/28/14-0604/14)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimiin në Europë (OSBE) po vështron për rrugët për t'iu kundërvënë ekstremizmit në Ballkan. A duhet që qeveritë në rajon të bëjnë më shumë për të ndalur radikalizmin dhe ekstremizmin?

Po
Jo
Nuk e di