Vendet presin më pak turistë nga Rusia

21/05/2014

Bullgaria dhe Mali i Zi janë duke pritur një rënie të turistëve rusë këtë verë. Gjithashtu në lajmet e biznesit: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të investojë 500 milionë euro në Qipro.
photo

Numri i turistëve rusë që do të vizitojnë rajonin këtë verë pritet të bjerë. [AFP]

Gjendja e përshkallëzuar në Ukrainë është duke ndikuar ekonomikisht në rajon, tha Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport. Bullgaria dheMali i Zi mund të rregjistrojnë një rënie në numrin e turistëve rusë, porSerbia mban lidhje të forta tregtare me Rusinë, shtoi banka. Banka uli parashikimin e saj të rritjes për kombet e ish-Bashkimit Sovjetik, Evropës Lindore dheTurqinë në 1.3 përqind, nga 2.8 përqind në Janar.

***

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të investojë 500 milionë euro nëQipro për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet nga kriza ekonomike e tij. Vendimi është marë pas një kërkese për financim nga Qipro dhe do të plotësojë programin ndërkombëtar të ishullit për shpëtim me vlerë 10 miliardë euro.

***

Pas gjashtë vjetësh në vlerësim negativ, agjencia e vlerësimeve Standard & Poor's përmirësoi vlerësimin afat-gjatë dhe afat-shkurtër tëRumanisë, nga BB+/B në BBB-/A3. Paraqitja u rishikua nga pozitive në të qëndrueshme. Vendimi është marë në kuadrin e përparimit të shpejtë të Rumanisë në përmirësimin e ekuilibrave të jashtëm të saj.

***

Votuesitgrekë në qytetin e dytë më të madh, Selanik, dhe 10 komuna në zonë votuan kundër privatizimit të operatorit të Furnizimit me ujë dhe të Kanalizimit të Selanikut. Referendumi ka për qëllim të mësojë opinionin publik në lidhje me këtë shitje, që është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të përmbushur detyrimet e planit të saj të shpëtimit.

***

Ekonomia e Shqipërisëka arritur të gjitha objektivat e vendosura nga FMN për një program prej 330.9 milionë euro të huasë, tha kreu i ekipit të FMN në Shqipëri Nadim Ilahi. Megjithatë, vendi ka nevojë për të zbatuar urgjentisht reformat në sektorin e energjisë elektrike të tij, që paraqet një rrezik fiskal të madh.

***

Bursat maqedonase, bullgare dhe e Zagrebit kanë ngritur një ndërmarrje të përbashkët me seli në Shkup që synon krijimin e infrastrukturës rajonale për t'u shërbyer ndërmarrjeve të kuotuara në të treja bursat. Bursat shprehën shpresë se në të ardhmen projektit të tyre do t'i bashkohen bursa të tjera rajonale.

***

European Coastal Airlines ka në plan të fillojë për herë të parë këtë verë shërbimin e hidroplanit në Kroaci. Ai do të lidhë qytetet në bregdet me disa prej ishujve të vendit që janë më tërheqës për turistët. Linja pritet të fillojë funksionimin më 1 gusht, duke ofruar fluturime nga Spliti në Jelsa dhe ishullin e Hvarit.

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tre konsorciume ndërkombëtare të naftës dhe të gazit kanë paraqitur propozimet e tyre për eksplorimin e naftës dhe të drejtat shpimit në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Korporata Marathon Oli me qendër në Shtetet e Bashkuara dhe korporata austriake e energjisë OMV; korporata italiane ENI dhe ajo ruse Novtek; korporata Mediterranean Oil & Gas Plc me selinë në Britaninë e Madhe dhe korporata greke Energean Oil & Gas do të konkurrojnë për këtë kontratë, e cila mund të firmoset deri në fund të 2014-tës.

***

Qipro ka fituar vlerësimin e katërt radhazi pozitiv nga kreditorët ndërkombëtarë të saj në kuadër të planit të ndihmës, tha Ministri i Financave Harris Georgiades. Ai tha se këtë vit ekonomia do të zvogëlohet më pak se parashikimi i mëparshëm: me 4.2 përqind, ose 0.6 përqind më mirë sesa pritej.

(Burime të ndryshme -- 14/05/4-21/05/14)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di