12/12/2012
Eksportet serbe janë rritur me 3,4 përqind nga vitin i kaluar. Gjithashtu në lajmet nga biznesi: Qiproja do të shkurtojë pagat e sektorit publik dhe parlamenti i BiH miratoi buxhetin e vitit 2013.
![]() Makinat e prodhuara në Serbi kontribuuan në rritjen e eksporteve të vendit. [AFP] |
Eksportet serbe pritet të rriten me të paktën 25 përqind në vitin 2013 falë rritjes së shitjeve së makinave dhe produkteve të naftës jashtë vendit, tha ministri i financave Mladjan Dinkiç. Në 10 muajt e parë të këtij viti, eksportet e Serbisë arritën në 7,24 miliardë euro, 3,4 përqind më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë.
***
Parlamenti qipriot të premten (7 dhjetor) miratoi shkurtime të mëdha në pagat e sektorit publik dhe taksa më të larta si pjesë e memorandumit të përkohshëm të paketës së shpëtimit të arritur me kreditorët ndërkombëtarë. Masat, të cilat u votuan në mënyrë unanime dhe hyjnë në fuqi menjëherë, parashikojnë shkurtime të pagave në sektorin publik prej 6,5 deri 12,5 përqind.
***
Bashkëpunimi mes Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë mund të jetë një mënyrë efikase për të lehtësuar pasojat e krizës financiare globale, thanë biznesmenë nga të tre vendet në një forum biznesi në Tiranë të mërkurën (5 dhjetor). Pjesëmarrësit theksuan potencialin e investimeve në Shqipëri në fushën e turizmit, tregtisë dhe teknologjisë.
***
Rritja ekonomike e Turqisë është në ritmet e saj më të ngadalta që prej vitit 2009 në tremujorin e tretë, treguan të dhënat zyrtare të hënën (10 dhjetor). PBB-ja gjatë periudhës u rrit me 1,6 përqind në bazë vjetore pas një rritjeje të deklaruar prej 3 përqind në tremujori ne dytë dhe një rritjeje të rishikuar prej 3,4 përqind në tremujorin e parë. Qeveria parashikon që rritja e plotë vjetore të jetë 3,2 përqind.
***
Në një përpjekje për të nxitur investimet e huaja, Maqedonia ka miratuar një seri masash, duke përfshirë edhe dhënien e nënshtetësisë, raportoi gazeta Dnevnik të hënën (10 dhjetor). Sipas propozimit, të huajt që investojnë të paktën 400 000 euro në vend dhe krijojnë 10 vende pune, do të mund të aplikojnë për pasaportë maqedonase.
***
Parlamenti i Bosnjë e Hercegovinës (BiH) miratoi javën e kaluar buxhetin e vendit për vitin 2013, një kusht paraprak ky për lëshimin e këstit të radhës prej 60 milionë euro të marrëveshjes stand-by prej 405 milionë eurosh me FMN-në. BiH ka tërhequr tashmë 60 milionë euro nga kredia dyvjeçare, të cilën e mori në shtator.
***
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Erste & Steirmaerkishce Bank d.d. njoftuan të hënën (10 dhjetor) se do të japin hua prej 40 milionë eurosh për bizneset e vogla dhe klientët individë në Kroaci. Fondet do të ofrohen përmes kredive për investim dhe kapital punonjës që synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
(Burime të ndryshme -- 05/12/12-12/12/12)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes